Bismilah...

Autor: ‘Imadud-din Ismail bin 'Umer Ibën Kethir (701-774 h.)

Burimi: Tefsirul Kuranil Adhim, vëll. 2, pjesa e 3-të, fq. 394-395, shtëpia botuese “Daru Tajjibeh”

 

 

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:

﴿ثُمَّ لَآتِيَنَّهُم مِّن بَيْنِ أَيْدِيهِمْ وَمِنْ خَلْفِهِمْ وَعَنْ أَيْمَانِهِمْ وَعَن شَمَائِلِهِمْ ۖ وَلَا تَجِدُ أَكْثَرَهُمْ شَاكِرِينَ﴾

(Iblisi tha): Pastaj, do t’u vij atyre nga para, nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta, dhe shumicën e atyre nuk do t’i gjesh falenderues.” El-‘Araf, 17

 

Imam ibën Kethiri – Allahu e mëshiroftë – në komentimin e këtij ajeti thotë:

Transmetohet nga Katade se ka thënë:

“...nga para...” shejtani do t’u thotë atyre se s’ka Ringjallje, as Xhennet e as Zjarr.

“...nga prapa...” nga ana e punëve të dunjasë, duke ua zbukuruar atyre dhe duke i thirrur drejt saj.

“...nga e djathta ...” nga ana e punëve të mira, duke i bërë që të vonohen në veprimin e punëve të mira.

“...nga e majta...” shejtani ua zbukuron punët e këqija dhe mëkatet; i thërret drejt tyre dhe i urdhëron për t’i bërë ato.

O biri i Ademit, shejtani të vjen nga të gjitha anët, por nuk mund të të vijë nga sipër; shejtani nuk ka mundësi të bëhet pengesë midis teje dhe mëshirës së Allahut.

Ibën Abbasi për fjalën “shaakirin – falenderues” në pjesën e ajetit “...dhe shumicën e atyre nuk do t’i gjesh falenderues” ka thënë: “Do të thotë mu’uahhidun – ata që të përkushtohen vetëm Ty me adhurim.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari