Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18103

Burimi: “Fetaua Nuurun ‘ala Derb,” vëllimi i parë, faqe 305.

Pyetje:

Nëse Islami e lejon lirinë e besimit, atëherë përse Islami e lufton dezertimin (ridden), idhujtarinë dhe ateizmin?

Përgjigje:

Nuk e lejon lirin e besimit. Islami urdhëron për besimin (akiden) e shëndoshë dhe e obligon atë si dhe ua bënë atë detyrë njerëzve, dhe nuk e lë njeriun të lirë që të zgjedh atë që do nga fetë. Jo! Mendimi se Islami lejon lirinë e besimit është mendim i gabuar. Islami obligon që vetëm Allahu të veçohet me adhurim dhe obligon sinqeritetin ndaj Tij – të Pastrit nga çdo e metë –, kapjen pas fesë së Tij dhe hyrjen në Islam. Dhe urdhëron që të largohemi nga ajo që Allahu e ka bërë haram.

Nga obligimet më të mëdha dhe më të rëndësishme është veçimi i adhurimit për Allahun (Teuhidi i Allahut) dhe sinqeriteti për Të. Kurse mosbindja më e madhe dhe gjynahu më i madh është t’i përshkruash Allahut shok në adhurim (shirku ndaj Allahut) dhe bërja e ndonjë pune që e nxjerr robin nga Islami, nga llojet e tjera të kufrit.

Allahu – i Pastri nga çdo mangësi – thotë:

وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا

“Adhuro vetëm Allahun dhe mos i shoqëro Atij asnjë gjë në adhurim.” En-Nisa, 36

Dhe ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ

Dhe Zoti yt ka urdhëruar që mos ta adhuroni vetëm se Atë.” El-Isra, 23

Dhe ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” El-Fatiha, 5

Dhe thotë i Madhëruari dhe i Lavdëruari:

فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَّهُ الدِّينَ

“Andaj, adhuroje Allahun (të Vetmin) duke bërë vepra të fesë sinqerisht vetëm për Atë.” Ez-Zumer, 2

Dhe ka thënë i Pastri nga çdo mangësi:

وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ

“Dhe ata nuk u urdhëruan vetëm se ta adhurojnë Allahun duke bërë vepra të fesë sinqerisht vetëm për Atë, larg çdo besimi të kotë dhe ta falin namazin, ta japin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” El-Bejjineh, 5

Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لَا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وَ إنِّي رَسُولُ اللَّهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ، وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ؛ فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ إلَّا بِحَقِّ الْإِسْلَامِ، وَحِسَابُهُمْ عَلَى اللَّه عز و جل

“Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se me të vërtetë unë jam i Dërguari i Allahut, dhe që ta falin namazin, ta japin zekatin, nëse e bëjnë këtë, atëherë gjaku dhe pasuritë e tyre do të jenë të mbrojtura nga unë përveç asaj që është e drejtë me Islam (nëse dikush ka bërë ndonjë vepër që Islami e dënon, sh.p.) dhe llogaria e tyre është tek Allahu – i Madhëruar dhe i Lavdëruar.”

Saktësia e këtij hadithi është muttefekun alejhi (e transmeton Bukhariu dhe Muslimi).

Pra, Zoti – i Madhëruar dhe i Lavdëruar – dhe i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – sqaruan obligueshmërinë e Akides dhe kapjen pas Sheriatit të Allahut dhe njeriu nuk ka liri për këtë. Andaj, atij nuk i lejohet që të zgjedhë një fe tjetër dhe atij nuk i lejohet që të jepet pas asaj që Allahu e ka ndaluar dhe nuk i lejohet që ta lë atë që Allahu ia ka obliguar, përkundrazi ai është i ngarkuar dhe është i detyruar që të ketë qëndrueshmëri në fenë e Allahut, e që është Islami.

Dhe ta veçojë vetëm Allahun me adhurim dhe të mos adhurojë krahas Tij të tjerë me Të – të Pastrin nga çdo e metë dhe të Lartësuarin. Të besojë në të Dërguarin e Tij, Muhamedin – lëvdata dhe shpëtimi qoftë mbi të - dhe të jetë i qëndrueshëm në Sheriatin e tij; të miqësojë e të armiqësojë për hir të Sheriatit; ta falë namazin ashtu siç ka urdhëruar Allahu; ta japë zekatin ashtu siç ka urdhëruar Allahu; të agjërojë ashtu siç ka urdhëruar Allahu; të bëj haxhin ashtu siç ka urdhëruar Allahu, e kështu me radhë, t’i marrë përsipër këto.

Transmetohet në Dy Sahihat (Bukhariu dhe Muslimi) nga Abdullah ibën Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ka thënë: “O i Dërguari i Allahut! Cili është mëkati më i madh?! Ai tha: “T’i shoqërosh Allahut ortak në adhurim, kurse Ai të ka krijuar ty.” (Abdullah ibën Mesudi) tha: “E pas kësaj, cila vjen?” Ai tha: “Ta vrasësh fëmijën tënd duke patur frikë se ai do të hajë bashkë me ty (do të harxhohet pasuria, sh.p.).” (Abdullah ibën Mesudi) tha: “E pas kësaj, cila vjen?” Ai tha: “Të bësh marrëdhënie intime me gruan e fqinjit tënd.”

Për shkak të kësaj, Allahu – i Pastri nga çdo e metë - e zbriti Fjalën e Tij:

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّـهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا إِلَّا مَن تَابَ

“Ata të cilët nuk i luten ndonjë të adhuruari tjetër krahas Allahut dhe nuk vrasin njeri që e ka ndalur Allahu vetëm se me të drejtë dhe nuk bëjnë marrëdhënie intime të jashtëligjshme, dhe kushdo që e bën këtë, do të ndëshkohet dhe do t’i dyfishohet dënimi në Ditën e Ringjalljes, dhe ai do të qëndrojë përherë aty, i poshtëruar. Përveç atij që pendohet...” El-Furkan, 68-70

E deri në fund të ajetit.

Kjo tregon se veçimi i Allahut me adhurim dhe sinqeriteti për Allahun, falja e namazit, dhënia e zekatin, ndalesa e vrasjes, ndalesa e marrëdhënieve intime të jashtëligjshme, janë çështje që janë obligim dhe janë të padiskutueshme.

Kështu që, nuk i lejohet askujt që t’i bëj shirk Allahut, nuk i lejohet që të bëj marrëdhënie të jashtëligjshme, nuk i lejohet të vjedhë, nuk i lejohet që të vrasë njeri pa të drejtë, nuk i lejohet që të pijë alkool, nuk i lejohet që ta braktisë namazin, nuk i lejohet që mos ta japë zekatin kur posedon pasuri, nuk i lejohet të mos agjërojë kur ai mund të agjërojë në Ramazan përveç nëse është në udhëtim ose është i sëmurë. Nuk i lejohet që ta lë haxhin kur ai ka mundësi (fizike dhe financiare) për ta kryer atë një herë të vetme në jetë, si dhe gjëra të tjera.

Pra, në Islam nuk ka liri, përkundrazi njeriu e ka për detyrë që të kapet pas akides së shëndoshë dhe ta braktisë atë që e ka ndaluar Allahu. Po! Ai ka liri në gjërat e lejuara (mubah) të cilat i ka bërë Allahu të lejuara, ka liri në gjërat që janë të preferuara (mustehab) të cilat nuk janë obligim, nëse do i lë ato, s’ka ndonjë problem. Kurse e lejuara (mubah) është që nëse do e vepron, e nëse do e lë atë. Ndërsa atë që Allahu ia ka bërë obligim, ai e ka detyrë ta bëj, kurse atë që Allahu ia ka bërë haram, ai e ka detyrë që të heq dorë prej saj.

Nuk i lejohet atij që të zgjedh Komunizmin, Krishterizmin, Hebraizmin, idhujtarinë apo Zoroastrizmin (adhurimin e zjarrit), nuk i lejohet atij. Madje, nëse ai zgjedh si fe Hebraizmin, apo Krishterizmin apo Zoroastrizmin, apo Komunizmin, ai bëhet qafir (mosbesimtar), janë të lejuara gjaku dhe pasuria e tij. Është obligim që t’i kërkohet të pendohet, t’i kërkoj të pendohet udhëheqësi i cili është në vendin e tij, udhëheqësi Musliman i kërkon atij që të pendohet. Nëse ai pendohet dhe i kthehet të vërtetës, përndryshe ai vritet, ngase Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

مَنْ بَدَّلَ دِينَهُ فَاقْتُلُوهُ

Ai që e ndërron fenë e tij, vriteni.”

Transmeton Bukhariu në Sahih.

Kështu që ai i cili e ndërron fenë e tij nga Islami në kufër, është obligim vrasja e tij nëse nuk pendohet. Nga kjo kuptojmë se Muslimanit nuk i lejohet liria, që ta lërë të vërtetën (Islamin) dhe ta marr të pavërtetën, kurrsesi. Përkundrazi, ai e ka për detyrë që të jetë i qëndrueshëm në të vërtetën dhe e ka për detyrë që të heq dorë nga e pavërteta. Ai ka detyrë që të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja, dhe të këshillojë për hir të Allahut dhe të thërras për te Allahu – i Madhëruar e i Lavdëruar – dhe ta ruaj atë që Allahu ia ka shkruar (caktuar). T’i thërras njerëzit që ta lënë atë që Allahu e ka ndalur për ta. Kjo gjë është obligim sipas mundësisë.

Lexuesi:

Ajo që kuptojmë nga kjo - o Shejkh i nderuar - është se njeriu është i obliguar (i kushtëzuar) dhe kjo është e padiskutueshme. E nëse ai nuk ia obligon vetes Islamin dhe bindjen ndaj Krijuesit, atëherë ai do të detyrohet që të jepet pas epshit dhe bindjes së krijesave?

Shejkh bin Baz: Po! Kjo është e vërtetë, shpirti ka afsh, nëse nuk e lidh atë për të vërtetës, e ke lënë në të pavërtetën. Po ashtu edhe gjuha, nëse nuk e flet të vërtetën, do ta flas të pavërtetën, po kështu edhe gjymtyrët. Andaj, robi nëse nuk i detyron ato (gjymtyrët) dhe t’i kthejë tek e vërteta, atëherë i ka nënshtruar ato për epshet e tij dhe kotësinë e tij dhe shejtanit, dhe kështu bie në atë që Allahu ia ka ndaluar.

Pra, qëllimi është që të kapet pas asaj që Allahu ia ka bërë obligim në gjuhën e tij, në punët e tij, si dhe në të gjitha çështjet e tjera të tij, dhe të mos i lër vend shejtanit dhe të mos i lër vend epshit i cili ka prirje për ligësi, përkundrazi ai duhet ta luftojë atë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari