Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=101055

Burimi: “Mukhtesar Zadul-Me’ad li-Imam Muhamed ibën Abdul-Uehhab,” ligjërata 3, më datë 23/05/1430, min. 01:01:36

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesia juaj, kjo pyetje është përsëritur (më herët), (pyetësi) thotë: “Çfarë është gjykimi i sexhdes së falenderimit nga ana e lojtarëve nëpër stadiume kur ata e arrijnë qëllimin e tyre (shënimin e golit)? Është trasmetuar nga Shkëlqesia juaj, se ju e lejoni këtë, pastaj është trasmetuar nga ju se e ndaloni atë.”

Përgjigje:

Trasmetimi i parë është gënjeshtër. Nuk kam thënë se lejohet ajo. Unë po ju them: Çfarë është kjo begati (shënimi i golit)?! Unë them se luajtja e futbollit nuk është begati. Sexhdeja e falenderimit bëhet kur të shtohen begatitë. Andaj, sexhdeja në këtë vend (stadium) është bidat. Çfarë kemi arritur me futbollin?! Çfarë kanë përfituar muslimanët prej tij, përveçse humbjen e rinisë. Nuk kanë përfituar prej tij... përkundrazi, ai (futbolli) është dëm për muslimanët.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari