Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/1558

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi. (Pyetësi) thotë: Thirrësit që thërrasin sot për kryengritje kundër udhëheqësve të Muslimanëve dhe thërrasin për në demonstrata dhe protesta, a përshihen këta thirrës në hadithin e Pejgamberit se janë: “Ata janë thirrës për në dyert e xhehenemit”?

Përgjigje: Pa dyshim! Ata që u dëshirojnë që Muslimanëve fitne, duan revolucione kundrejt prijësve, duan të fusin përçarje, po këta janë thirrës për në dyert e Xhehenemit, pa dyshim! Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar na ka urdhëruar që të kapemi për xhematit dhe na ka urdhëruar për dëgjim dhe bindje ndaj udhëheqësit, na ka urdhëruar për bashkim, sepse kjo është shkak i fitores që vjen nga Allahu, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari. Ndërsa përçarja, tradhtia, përçarja e xhematit të Muslimanëve dhe pengimi nga dëgjimi dhe bindja ndaj udhëheqësve të Muslimanëve, këto janë shkaqe të fitnes. Kjo është hapje e dyerve të fitnes dhe sherrit. Kështu që, të mos ua vëmë veshin të tillëve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

12/12/1436 H - 25 Shtator 2015