Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Rruhajli

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=154954

Prandaj o vëllezër, prej gjërave ndaj të cilave ne jemi të shkujdesur, është edhe që t’i edukojmë fëmijët tanë që t’i bëjnë dhikër Allahut, që t’i mësojmë ata t’i bëjnë dhikër Allahut, që në vegjëli duhet që ne t’i mësojmë ata t’i bëjnë dhikër Allahut.

Unë ua kam përmendur vazhdimisht disa vëllezërve të dashur tek unë, se ne e kemi detyrë që mos të lemë askënd që të na e kalojë në mësimin e sures el-Fatiha djemve tanë dhe vajzave tona dhe dhikrin e Allahut – SubhaneHu ue Te’ala. Pse? Sepse nëse ne ua mësojmë atyre suren el-Fatiha, sa herë që (ata) do ta lexojnë suren el-Fatiha, Allahu ka për të na shkruajtur edhe neve shpërblimin që do marrin ata; dhe nëse u mësojmë atyre dhikrin e Allahun, sa herë që do të thonë “SubhanAllah”, Allahu do të shkruajë edhe për ne shpërblimin që do marrin ata. Ne vdesim dhe varrosemi në varret tona, kurse shpërblimet tona vazhdojnë akoma në dunja, për shkak të dhikrit që bëjnë fëmijët tanë, sepse jemi ne ata që i mësuam ata që t’i bëjnë dhikër Allahut – SubhaneHu ue Te’ala.

Është për të ardhur keq që shumë njerëz sot u mësojnë fëmijëve të tyre gjëra që nuk u bëjnë dobi, gjëra qesharake apo gjëra për t’u dëfryer apo gjëra të ngjashme me këto. Madje ndokush tregohet i zellshëm me fëmijët e tij që ata të mësojnë përmendësh gjëra që nuk u bëjnë dobi, në mos që i dëmtojnë, dhe nuk tregohen të zellshëm që ata të mësojnë Fatihanë ose që të mësojnë përmendësh dhikër që u bën dobi atyre, si dhe që t’i mësojnë ata që t’i bëjnë gjithmonë dhikër Allahut – SubhaneHu ue Te’ala.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj