Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1420 h.)

Burimi: Telkhisu Kitab Ahkamu el-Ud’hijeti ue edh-Dhekat, fq. 46

 

Kapitulli i dhjetë

Gjërat e papëlqyera para dhe pas therjes së kurbanit

 

Në lidhje me therjen e kurbanit janë disa gjëra që janë të papëlqyeshme, të cilat duhet të shmangen.

Ato gjëra janë:

1 – Të theret kurbani me mjet jo të mprehtë. Disa dijetarë kanë thënë: “Therja me mjet jo të mprehtë  është haram dhe ky është mendimi i saktë.”  

2 – Të mprihet mjeti i therjes ndërkohë që kafsha e shikon atë.

3 – Të theret kafsha në sy të një kafshe tjetër.

4 – Pas therjes të bëjë gjëra që i shkaktojnë dhimbje kafshës, ndërkohë që shpirti akoma nuk i ka dalë. Si për shembull, t'ia thyej qafën asaj, ose t'ia rrjep lëkurën, apo t'ia presë ndonjë gjymtyrë përpara se ajo të ngordh plotësisht. Disa dijetarë kanë thënë: “Kjo gjë është haram dhe ky është mendimi i saktë.”

.....................

Këtu përfundon ajo që desha të përmblidhja shkurtimisht nga libri "Dispozitat e kurbanit dhe të Therjes". E lus Allahun e Lartësuar që të bëjë dobi me këtë libër dhe me librin bazë.

Këtë libër e përfundova në kohën e Ikindisë, ditën e mërkurë, që përkon me datën 13 të muajit Dhul-Hixheh, në vitin 1400 hixhri.

 

Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

 

Përktheu: Servet Mata