Bismilah...

Ka thënë Sufjan eth-Theurij - rahimehUllah -:

مجيئك إلى الصلاة قبل الإقامة توقير للصلاة .

“Ardhja jote për të falur namazin, përpara se të thirret ikameti, është nderim ndaj namazit.” [Fet`hul-Barij, i Ibën Rexheb, 3.533]

Ka thënë Ibrahim et-Tejmij - rahimehUllah -:

إذا رأيت الرّجل يتهاون في التكبيرة الأولى فاغسل يدك منه .

“Nëse e shikon njeriun që të neglizhojë në tekbirin fillestar, atëherë laji duart nga ai.” [Sijer E’alam en-Nubelaa`, 5/84]

Ka thënë Uekij’ Ibnul-Xherrah - rahimehUllah -:

من لم يدرك التكبيرة الأولى فلا تَرْجُ خيره .

“Kush nuk e kap tekbirin e parë (të namazit), mos shpreso mirësi nga ai.” [Shu’abul-Ijman i Bejhakiut, 3/74]

Ka thënë Sufjan Ibën ‘Ujejneh - rahimehUllah -:

لا تكن مثل عبد السوء، لا يأتي حتى يُدْعَى .

“Mos u bëj si ai robi i keq, i cili nuk vjen për namaz vetëm se atëherë kur thërritet (për namaz).” [et-Tebsirah e Ibnul-Xheuzit, fq.131]

Transmetohet nga Harmeleh, nga Ibnul-Musejjeb, i cili ka thënë:

ما فاتتني التكبيرة الأولى منذ خمسين، وما نظرت في قفا رجل في الصلاة منذ خمسين سنة .

“Nuk më ka humbur tekbiri fillestar që prej pesëdhjetë vjetësh dhe nuk ka parë shpinën e ndonjë njeriu në namaz që prej pesëdhjetë vjetësh.” [Sijer E’alam en-Nubelaa`, 4/30]

Domethënë: ai falej në safin e parë.

Ka thënë Ibnul-Kajjim - rahimehUllah -:

للعبد بين يدي الله موقفان :

موقف بين يديه في الصلاة

وموقف بين يديه يوم لقائه

فمن قام بحق الموقف الأول هان عليه في الموقف الآخر

ومن استهان بهذا الموقف ولم يوفه حقه شدد عليه ذلك الموقف .

Robi para Allahut ka dy qëndrime:

1 - qëndrimi kur del para Atij në namaz;

2 - qëndrimi kur del para Atij në Ditën e Takimit me Të.

Kështu që, kush qëndron ashtu siç duhet në qëndrimin e parë, do t’i lehtësohet qëndrimi i fundit; dhe kush e neglizhon këtë qëndrim dhe nuk e kryen ashtu siç duhet, për të do të jetë i vështirë qëndrimi i fundit.” [el-Feua`id, 273]

Përktheu: Alban Malaj