Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadiíj

Burimi: Tuhfetul-muxhijb, 239

 

 

Prej fitneve më të mëdha që i ka ideuar për ne Amerika – Allahu e shkatërroftë – fitneh që ka hyrë në çdo shtëpi: Është fitneja e partive!

 

Ky është me Partinë Konvencionale, ai me Partinë Reformatore, ai tjetri me Partinë Bathiste, tjetri me Partinë Socialiste, tjetri me Partinë e të Drejtave Portokalli, tjetri me Partinë Liberale!

 

(Thotë Allahu):

إن هي إلا أسماء سميتموها أنتم وآباؤكم ما أنزل الله بها من سلطان

“Ata janë vetëm emra që ju dhe prindërit tuaj i keni quajtur! Allahu nuk ka zbritur për ta ndonjë fakt!” [En-nexhm, 23]

 

Ndoshta vritet djali, babai, vëllai për shkak të këtyre partive të cilat na i ka obliguar neve Amerika!

 

Këto parti janë prej shkaqeve më të mëdha të injorancës së muslimanëve! Ata duke u angazhuar me to lënë diturinë e dobishme!

 

Dhe unë e sfidoj çdonjërin, që të më sjell një hizbij (partiak) të vetëm i cili bazohet në dijen e Kur'anit dhe Sunnetit!

Pasi ai i cili bazohet në dijen e Kur'anit dhe Sunnetit nuk ka kohë për këto gjëra!

Pastaj e morën këtë hizbije disa të rinj të padisiplinuar, të cilët mendimet e tyre i bazojnë në iluzione!

 

 

Përktheu: Servet Mata