Bismilah...

Shejkh Feuzan përgënjeshtron zërat që pretenduan se u dëgjuan në Rusi nën tokë ku thuhet se janë inçzime të zërave të atyre që dënohen në varr

Shejkh Salih el-Feuzan

Pyetje:

Allahu ju shpërbleftë me të mira, është përhapur një fitne, pyetësi thotë se ka dëgjuar një kasetë se një xhemat në Perëndim kanë bërë një inçizim të dënimit të varrit, dhe se dëgjohen zërat e të dënuarve nga gratë dhe burrat dhe si dhe zëra të turbullt, cila është kundërpërgjigja ndaj këtij dyshimi që është përhapur?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Dënimi i varrit është i vërtetë dhe i pamohueshëm si dhe është muteuatir (që është transmetuar nga shumë transmetues – sh.p). Ne nuk kemi dyshim ndaj tij dhe nuk kemi nevojë që Bashkimi Sovjetik të na jap neve shembuj dhe të thotë: "Ky është dënimi i varrit." Ky lajm vjen nga Kafirat, andaj nuk e pranojmë.

E dyta: Dënimi i varrit nuk është larg saqë nuk mund të arrihet përveç se me gërmime të thella siç thonë, gërmime që kanë nxjerr këtë e atë dhe kanë arritur aq e kaq.

Dënimi i varrit është afër, mes teje dhe atij mund të ketë një kut apo dy kute. Varri është afër si dhe dënimi është afër por janë prej çështjeve të botës tjetër, nuk i dëgjon dot e as nuk i sheh sepse ti je në këtë botë e ai (i vdekuri) është në botën tjetër. Ti je në një vendbanim dhe ai (i vdekuri) është në një vendbanim. Allahu ia mundëson kujt të dojë prej robërve të Tij duke pasur për synim këshillimin dhe përkujtimin. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e ka dëgjuar (dënimin e varrit) dhe ka treguar për të.

Dënimi i varrit nuk është larg i cili nuk arrihet përveç se me gërmime siç thotë Bashkimi Sovjetik. Pastaj, a ka mbërritur Bashkimi Sovjetik në Sixh-xhin [1], në tokën e shtatë. Sixh-xhini është në tokën e shtatë. Ku? Nuk arrin dot me gërmimet e kësaj bote e as një shtresë të vetme nga shtatë shtresat e tokës. Kjo është e qartë se është gënjeshtër. Po ashtu këto zëra nuk janë larg shfaqjeve teatrale, janë mbledhur njerëz që ulërijnë dhe bërtasin, dhe i kanë inçizuar zërat e tyre dhe thonë se ky është dënimi i varrit.

Kush u beson atyre?! Kush ka besim tek ata për këto çështje?!

Ne nuk kemi dyshim për dënimin e varrit e që të kemi nevojë për këto gjëra dhe për këto pallavra. Po.

________________________________________

[1] [Shënim i përkthyesit]: Komentuesi i njohur i Kuranit, Shejkh AbdurRahman es-S'adij (Allahu e mëshiroftë) kur e kometon Suren el-Mutafifin në ajetet 7 dhe 8 për fjalën Sixh-xhin thotë:

كَلَّا إِنَّ كِتَابَ الْفُجَّارِ لَفِي سِجِّينٍ ﴿٧﴾ وَمَا أَدْرَاكَ مَا سِجِّينٌ ﴿٨﴾ كِتَابٌ مَّرْقُومٌ ﴿٩﴾

"Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn! E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?! Është një libër i shkruar!" el-Mutafifin, 7-9

Kjo është gjithëpërfshirëse për çdo punëmbrapshtë nga llojet e pabesimtarëve dhe munafikëve dhe të shthururve (fasikun). "…në Sixh-xhîn!" – pastaj e shpjegoi atë me Fjalën e Tij:

وَمَا أَدْرَاكَ مَا سِجِّينٌ ﴿٨﴾ كِتَابٌ مَّرْقُومٌ ﴿٩﴾

"E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?! Është një libër i shkruar!" el-Mutafifin, 8-9

Do të thotë libër në të cilin janë përmendur veprat e tyre të fëlliqura. Ndërsa Sixh-xhin: Një vend i ngushtë (dikkun) dhe i mjerë (dankun – i ngushtë, mizor, fatkeq – sh.p).

Dhe është thënë se vërtet Sixh-xhin është nën tokën e shtatë, vendqëndrim (m'eua) i punëmbrapshtëve, dhe vendbanimi (mustekar) i tyre në vendin e caktuar (me'ad) të tyre.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari