Autor: Shejkh Abdul-Aziz ibën Baz

Burimi: https://bit.ly/2Xh8YLB

 

Pyetje: Unë e di se zekatul-fitri nuk lejohet që të nxirret në të holla, dhe këtë ia kam thënë babait tim, porse ai nuk e pranon këtë nga unë dhe thotë: “Nuk e mohoj hadithin nga i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – porse te ne, vendi e jep në të holla, kështu që edhe ne e kemi për detyrë ta nxjerrim në të holla si disa njerëz”. Porse unë e kam e kam nxjerrë atë për veten time pa mos e bërë nijet. A pranohet kjo nga unë?

 

Përgjigje: Është obligim që të nxirret në ushqim. Shumica e njerëzve të dijes bazohen te kjo. Jepet një sa’a nga ushqimi i vendit, siç janë: hurmat, elbi, orizi. Nga ushqimi i vendit jepet një sa’a. Këtë e ka obligim çdo person, burri, gruaja, i vogli dhe i madhi. Një grup dijetarësh kanë thënë se lejohet të nxirret në të holla, porse ky mendim është i dobët. E sakta është që obligohet të nxirret ushqim, sipas shumicës së dijetarëve, shumicës së njerëzve të dijes. Ashtu siç ka ardhur kjo në hadithe nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.

Nëse ti e ke këshilluar babanë tënd dhe ai nuk e ka bërë këtë, atëherë ti nxirre për vete tënde edhe pa dijeninë e tij. Nxirre atë në ushqim, edhe në qoftë se kjo nuk i pëlqen babait tënd.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

25 Qershor 2015