Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Nurun ‘ala Derb, kaseta 4.

Pyetje: Ky telegram ka ardhur nga qyteti ushtarak Khamis Meshit, thotë: Vëllai juaj Salim bin Xhebbar nga Xhihenij, pyet: Kemi një imam në xhami i cili në hutben e Bajramit e bëri të lejuar që zekatul-fitri të jepet në të holla. Cili është mendimi i Shkëlqesisë suaj për këtë? Na bëni dobi Allahu ju shpërbleftë me shpërblimin më të mirë.

Shejkh Uthejmin: E përmendëm në përgjigjen ndaj pyetjes që ishte para, duke u përgjigjur për këtë çështje dhe se nuk lejohet dhënia e zekatul-fitrit në të holla, ngase Sheriati e ka transmetuar duke e bërë obligim një sa’a me ushqim nga llojet e ndryshme të ushqimeve dhe vlerave të ndryshme siç janë: elbi, rrushi i thatë, hurmat, djathi i fortë. Sikur të ishte për qëllim vlera, do të ishte përcaktuar (në Sheriat) me njërën nga këto lloje të ushqimeve dhe ajo që është e barabartë në vlerë nga llojet e tjera, e jo që kjo të vlerësohet në bazë të një sa’a të caktuar.

Pastaj, nxjerrja zekatul-fitrit në të holla, ngelet një formë e fshehtë. E nëse ai jepet ushqim, atëherë është më e njohur dhe bie në sy më shumë; anëtarët e familjes që të gjithë e dinë këtë. Po ashtu, kjo është e dukshme; çdo njeri e merr atë dhe ia çon fukarasë, gjë që bëhet në një formë të qartë. E nëse jepet në të holla (dirhem), ajo është e fshehtë. Ndoshta edhe ai që e jep atë, e harron; ndoshta e vlerëson më pak nga vlera e saj (e ushqimit), dhe ndeshet me shumë parregullsi.

Për këtë arsye, ne mendojmë se mendimi që thotë se lejohet të paguhet në të holla në vend të zekatul-fitrit (në ushqim), është mendim i dobët, dhe e qëlluara është se nuk lejohet që të nxirret përveç se ashtu siç e ka ligjëruar Sheriati, e që është ushqimi.

Pyetësi: Por - o Shejkh Muhamed – për këtë çështje parashtrohen shumë pyetje dhe kërkojnë sqarime, disa që pyesin thonë: “Neve, në fakt, e kemi paguar (zekatul-fitrin) në të holla, a mjaftojnë këto të holla që i kemi paguar vitet e kaluara apo e kemi obligim t’i paguajmë me një zekat tjetër (zekatul-fitër)?

Shejkh Uthejmin: Nëse pagesa e tyre ka qenë thjeshtë një akt bamirësie nga ana e tyre, atëherë është detyrë që ta bëjnë përsëri atë (ta japin në ushqim), sepse ata kanë shpenzuar duke mos u bazuar në dije (fetare). Por, nëse janë bazuar në ndonjë fetva të ndonjërit për të cilin kanë menduar se është i ditur dhe i kualifikuar për fetva, atëherë ata nuk e kanë për detyrë që ta japin atë përsëri, mëkati i tyre është për ata që u ka dhënë fetva.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

25 Qershor 2015