Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: “Mukhtesar Zadul-Me’ad li-Imam Muhamed ibën Abdul-Uehhab,” ligjërata 3, më datë 23/05/1430, min. 01:01:36

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesia juaj, kjo pyetje është përsëritur edhe më herët, pyetësi thotë: “Çfarë gjykimi ka sexhdeja e falënderimit nga ana e lojtarëve në stadiume pas shënimit të golit? Qarkullojnë fjalë nga Shkëlqesia juaj se ju e lejoni këtë, pastaj është transmetuar nga ju se e ndaloni atë.

Përgjigje:Transmetimi i parë është gënjeshtër. Unë nuk kam thënë se lejohet sexhdeja e falënderimit në stadiume. Unë po ju them: Çfarë është kjo begati (shënimi i golit)?! Unë them se futbolli nuk është begati. Sexhdeja e falënderimit bëhet kur shtohen begatitë dhe mirësitë. Andaj, sexhdeja në stadium është bidat. Çfarë kemi fituar ne nga futbolli?! Çfarë kanë përfituar Muslimanët prej futbollit, përveçse humbjen e rinisë së Muslimanëve. Muslimanët nuk kanë përfituar gjë prej tij, përkundrazi ai është dëm për Muslimanët.

 

Përktheu: Jeton Shasivari