Burimi: http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?p=177473
Shejkh Salih es-Suhejmi
O vëllezër! Vendet Muslimane po digjen për shkak të grupacioneve dhe partive. Lutuni për ta që Allahu t’i forcoi. Dhe e këshilloj atë prej jush që ka lidhje me ta -si zakonisht nxënësit e dijes - që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre derisa të largohet kjo mynxyrë. Ata e kanë për detyrë që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre. Të mos shkojnë me filanin e filanin dhe as me partinë e një filani e as me partinë e një filani tjetër.
Ky ishte Khalifeja i drejtë, ‘Uthman ibn ‘Affani (radijAllahu anhu), dhe iu vërsulën atij njerëzit e sherrit nga çdo vend dhe u bashkuan për ta vrarë atë. Çfarë u tha ai (‘Uthmani) Sahabëve, të cilët u ngritën dhe shpejtuan për ta mbrojtur atë, çfarë u tha atyre? Ah? Tha: “Ju betohem në Allahun, i kërkoj çdonjërit që ma ka dhënë besën mua (që të më bindet mua si prijës i Muslimanëve) që të hyjë në shtëpinë e tij dhe ta mbyll derën.”
Allahu Ekber! A ka fitne më të madhe se vrasja e këtij Khalifeje në ato çaste? Megjithëkëtë, ai i ndaloi që të merrnin pjesë (në luftë), duke i penguar për ç’gjë? Për (ta mbrojtur) gjakun e muslimanëve. Sahabët nuk dolën të ulërijnë nëpër rrugë: “Rroftë filani dhe poshtë filani.”
(Fjalë të pakuptueshme) siç thuhet...
Kërkoj mbrojtje tek Allahu. O vëllezër! Kjo doktrinë është e rrezikshme – pasha Allahun – në këtë kohë, janë përlyer rrugët në vendet Islame dhe (njerëzit) u humbën pas këtij iluzioni; pas grumbullimit nëpër rrugë duke bërtitur, burra e gra, pleq e fëmijë dhe të rinj... keni frikë Allahun (‘Azze ue Xhel).
U bëj apel banorëve të atyre vendeve të cilëve u mbërrin zëri im qoftë edhe nëpërmjet mjeteve, përcilljani atyre këtë thirrje, dhe u bëj apel muslimanëve në veçanti dhe Ehli Sunetit në veçanti që të rrinë nëpër shtëpitë e tyre derisa të hiqet kjo mynxyrë. Të mos zbresin nëpër rrugë në protesta, protestat janë doktrinë e Jehudëve, pasha Allahun janë doktrinë e Jehudëve, Masonëve, Cionistëve - nuk janë prej fesë së Allahut (‘Azze ue Xhel-le). Dhe ai qe jep fetva se protestat janë prej fesë së Allahut, atëherë ai shpif për Allahun dhe flet për Allahun me pa të drejtë. Nuk ka protesta në Islam; ua tregova juve ngjarjen - i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ‘burgos’ tre vite me radhë në një lagje, ai dhe (fisi) Beni Hashim në lagjen e Ebu Talibit (u bojkotuan ekonomikisht). A u ngritën Sahabët të bëjnë protesta? Ah? Që ta nxjerrin të Dërguarin nga kjo lagje? Nuk i ngritën e as që e bënë atë.
Ai (Pejgamberi) u nxor nga Mekka, iu hodhën në kokë të brendshmet e devesë, u torturua, u munduan ta vrasin. A nuk kishte mundësi që ai (Pejgamberi) të bënte Sahabët që të mobilizoheshin të gjithë sikur të ishin një njeri i vetëm dhe ta vrisnin Ebu Xhehlin dhe grupin i cili ishte me të? Ai kishte mundësi, porse Allahu në krijesat e tij ka vënë norma, nuk është e drejtë që të tejkalohen ato norma.
Kini kujdes o vëllezër! Të mos ju ‘kaploj’ juve ai hap, përderisa ju jeni në këtë vend të mirë. Falenderojeni Allahu për këtë begati. Adhurojeni Allahun dhe falenderojeni atë për sigurinë dhe integritetin, të Cilit i përulen edhe hijet (1).
U bëj apel personalisht vëllezërve të mi në tokën e Kenanit (Egjiptit), ashtu si u bëra apel nga Xhamia e Profetit para dy ditëve, u bëj apel dhe ua përkujtoj Allahun: Rrini nëpër shtëpitë tuaja, kini kujdes nga këto grindje, lëreni këto protesta, përplasje, kërkesa, përdhosje të pronave; do t’ju shfrytëzojnë juve Jehudët, do t’ju shfrytëzojnë juve armiqtë e Islamit, do t’ju shfrytëzojnë juve kërkuesit e pozitave dhe kërkuesit e pushtetit; do t’ju shfrytëzojnë armiqtë e Islamit nga çdo vend – nga lindja dhe perëndimi.
Andaj, kthehuni tek Allahu, rrini nëpër shtëpitë tuaja, mbylluni nëpër shtëpi derisa të qetësohet (ajo që po ndodh) jashtë apo të vijë qetësia nga (largimi) i të shthururit.
________________________________________
(1) Ndoshta Shejkhu me këtë fjalë ka për qëllim ajetin:
وَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا خَلَقَ اللَّـهُ مِن شَيْءٍ يَتَفَيَّأُ ظِلَالُهُ عَنِ الْيَمِينِ وَالشَّمَائِلِ سُجَّدًا لِّلَّـهِ وَهُمْ دَاخِرُونَ
“A nuk po shohin ata, se të gjitha ato që i ka krijuar Allahu, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Allahut, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Allahut?” En-Nahl, 48
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari