Bismilah...

“Shkaku i mosmarrëveshjeve që ndodhin midis thirrësave është mosmarrëveshja në metodologjitë (që ndjekin ata). Dhe sikur thirrësat – Allahu i udhëzoftë ata që të gjithë e u dhëntë sukses – të ecnin në një metodologji të vetme, dhe ajo është metodologjia e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ajo të cilën ka ndjekur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij, atëherë këto mosmarrëveshje nuk do të kishin ndodhur.Andaj, është obligim për të gjithë thirrësat që të kenë një metodologji të vetme – të bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – dhe që thirrja e tyre të jetë për hir të Allahut dhe që fjala e Allahut të jetë më e larta. Thirrja e tyre nuk duhet të jetë për hir të tekave, ngritjes së individëve dhe grupimeve, por thirrja e tyre duhet të jetë e sinqertë për Fytyrën e Allahut, që fjala e Allahut të jetë më e larta, që të pasohet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të ndihmohet Feja e tij. Dhe kështu të gjitha mosmarrëveshjet do të marrin fund.” [Shejkh Salih el-Feuzan: el-Ixhabetul-Muhimmeh fil-Meshakil-Mulimmeh, fq. 221-222]