Bismilah...

Burimi: http://www.tasfiatarbia.org/vb/showthread.php?t=13682

Ebu Muadhi thotë:

Më ka treguar njëri nga vëllezërit e mi dhe shokët e mi se e ka vizituar Shejkh Rabijn në shtëpinë e tij gjatë ditëve kur ra Bagdadi (në duart e Amerikanëve në vitin 2003, sh.p) dhe ka prezantuar në një ligjëratë të Shejkhut dhe në atë kohë, njerëzit ishin të dëshpëruar dhe të pështjelluar për shkak të hyrjes së Amerikanëve në Irak. Ai – Allahu i dhëntë sukses – tha se e kam dëgjuar Shejkh Rabijn të thotë: “uAllahi, nuk ka hyrë Amerika vetëm se të themelojë shtet të Rafidijve.” Vëllai tha: U habita tej mase nga fjalët e Shejkhut! Dhe nuk kam qenë i vëmendshëm ndaj dobisë dhe besnikërisë së tij vetëm pasi që e kam parë realisht themelimin e shtetit të Rafidijve në Irak (në vitin 2005, kryeministër i Irakut u bë Ibrahim Xhaferij, që është një prej Shijave sh.p).

Përktheu: Jeton Shasivari