Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: Ligjërata “et-Teuhidu Miftahu Se’adeti fi dunja uel-akhirah”, min. 53:07
Burimi: El-Ixhabat el-muhimeh fi meshakili el-mulimeh, vëll. 2, fq. 275
Pyetje: Disa ekspozita që hapen për të ekspozuar të plagosurit e Muslimanëve në Palestinë dhe në vende tjera, në to ka fotografi të plagosurve dhe të vrarëve. Ndonjëherë ata ekspozohen përmes videove dhe qëllimi i kësaj është që të nxiten Muslimanët për të dhënë donacione për vëllezërit e tyre. Pra, kjo vepër, a është e lejuar?
Përgjigje: Kjo vepër nuk është në rregull. Nuk lejohet ekspozimi i fotove të vrarëve, por i thërret Muslimanët që të japin lëmoshë për vëllezërit e tyre. U tregojnë të tjerëve se vëllezërit e tyre janë në gjendje të rëndë financiare dhe se atyre u ndodh ajo që u ndodh për shkak të asaj që bëjnë Jehudët, pa mos ekspozuar foto, e të ekspozojnë të plagosurit, ngase këtu ka përdorim të fotografimit (që është e ndaluar në Islam, sh.p). Po ashtu, këtu kemi ngarkim me një detyrë për të cilën Allahu nuk ka urdhëruar dhe ka dobësim dhe thyerje të fuqisë së Muslimanëve. Sepse ti, kur tregon fotot e Muslimanëve të plagosur apo që u janë prerë gjymtyrët, kjo është nga ajo që i frikëson dhe i tmerron Muslimanët nga aktet e armiqve. Është obligim për Muslimanët që mos ta tregojnë dobësinë e tyre dhe të mos i tregojnë fatkeqësitë e tyre. Të mos i tregojnë këto gjëra, por përkundrazi, t’i fshehin ato në mënyrë që të mos e dobësojnë fuqinë e Muslimanëve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari