Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/14448
Pyetje: Cili është nocioni i saktë për dhënien e këshillës dhe çfarë mendoni për firmosjen e sqarimeve (bejanat-eve) me qëllim që të refuzohen disa të këqija?
Përgjigje: Sqarimet dalin vetëm nga një autoritet zyrtar i caktuar, e nuk dalin nga individë apo xhemate (grupe) jozyrtare, sepse bëhet rrëmujë. Këto sqarime janë një nga rrëmujat. Sqarimet dalin nga autoritetet përkatëse. Çdo gjë ka rendin dhe rregullin e vet. Kur një gjë bëhet pa rend dhe sistem, do të jetë punë pa fryt. Madje, ka mundësi të sjellë pasoja edhe më të këqija për Muslimanët.
Andaj, çështjet kanë nevojë për sistemim; kanë nevojë për baza Sheriatike; kanë nevojë për diskutime të ndërsjella midis Muslimanëve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari