Autor: Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin
Burimi: Shkëputur nga kaseta me titull “er-Radd ‘ala Ahmed Selam”.
Pyetje: Cila është përgjigja juaj për atë që thotë se pjesa më e madhe e të këqijave që ndodhen në Tokën e Teuhidit (d.m.th. në Arabinë Saudite) vijnë nga vetë qeveria dhe se Prijësit (e Saudisë) nuk janë Selefijinë?
Përgjigje: Përgjigja jonë është se kjo është tamam ashtu siç thoshin njerëzit se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ishte i çmendur ose poet. Ne i përgjigjemi me fjalën e urtë Arabe:
“Nuk u bën dëm reve lehja e qenve.”
Nuk ekziston sot ndonjë vend si vendi ynë, për sa i përket Teuhidit dhe gjykimit me Ligjin Islamik. Sigurisht, ai nuk është i pastër nga problemet, ashtu si çdo shtet tjetër në botë. Madje, edhe në Medine gjatë kohës së Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kishte disa njerëz që bënin krime, siç ishte vjedhja apo zinaja.”
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj