Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Luhajdan

Burimi: alBaidha.net


Drejtuesi i Emisionit: Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Këtu kemi një numër të madh pyetjesh të cilat do t’i lexojmë të gjitha inshaAllah. Ky (pyetës) thotë: Prind i nderuar, disa njerëz kanë përhapur fjalë, ose janë përhapur fjalë të cilat u janë mveshur shkëlqesisë suaj në internet të cilat nënkuptojnë përkrahje të revolucioneve dhe atyre që i kanë ndërmarrë këto revolucione në disa prej vendeve Arabe - siç është Siria – kundër udhëheqësve të atyre vendeve: “Edhe nëse vritet një e treta e popullsisë, atëherë do të mbetet dy e treta.”

Pra, a është e saktë ato fjalë që ju kanë atribuar?

Pastaj ai pyet dhe thotë: Kur lejohet kryengritja kundër udhëheqësit kafir, dhe a i takon çdokujt që të bëjë tekfir mbi udhëheqësin e tij e pastaj të rebelohet kundër tij, dhe cilat janë kushtet e kësaj? Allahu ju ruajt.

Shejkhul-Alameh el-Luhajdan: Në të vërtetë unë nuk e kam thënë këtë, që të bëhet kjo gjë, por në të vërtetë, për sa i përket udhëheqësit të Sirisë, udhëheqësi i Sirisë është Nusejri, nuk është Musliman. Dhe Nusejritë janë pjesë e Fatimive. Për shtetin Fatimij dijetarët thonë se ana e jashtme e tyre është Rafidizmi, shfaqen sikur janë Rafidij, ndërsa përbrenda kanë kufër të pastër. Kjo është njëra anë. Kurse nga ana tjetër, ai poashtu është Ba’athij, ndjek partinë Ba’athiste, është nga ata të cilët mendojnë se Partia është Zoti i pashok.

Për sa i përket demonstratave dhe kryengritjes ndaj udhëheqësit ligjor (sheriatik), s’ka dyshim se ajo ç’ka unë them dhe e thonë njerëzit e dijes në përgjithësi është se ato nuk lejohen, nuk i lejohet askujt që të bëjë kryengritje ndaj atij që konsiderohet udhëheqës nga ana e sheriatit, madje edhe nëse ai udhëheqës ka shkelje (të sheriatit) nuk lejohet, përveç nëse ndodh kufër i qartë (kufrun beuahun), pra kufër i shfaqur e jo i fshehtë, domethënë ta deklarojë kufrin e tij. Të thotë për shembull, namazi nuk është obligim, apo siç thotë Kadhafi, “Ne s’kemi nevojë për Sunetin”. Kadhafi thotë “Ne s’kemi nevojë për krejt Sunetin, na mjafton Kur'ani”.

Kurse Siria, s’ka dyshim se udhëheqësi i saj është Nusejri dhe partia (e tij) Ba’ath është e njohur dhe mëse e qartë. Nëse populli i Sirisë kanë fuqinë për ta hequr qafe atë, atëherë unë besoj se kjo do të jetë prej mirësive dhe virtyteve të tyre. Por, unë tregova se është transmetuar nga Imam Malik, e kjo mund edhe të mos jetë e saktë, se ai thotë që lejohet të vritet një e treta (e popullsisë) që të shpëtojnë dy të tretat. Mirëpo unë nuk thashë, “O populli Sirisë çohuni dhe luftoni derisa të vritet një e treta e popullsisë.”

Kurse sa i përket këtij personi, unë nuk shoh asnjë pengesë nëse njerëzit kanë fuqinë që ta heqin qafe atë. Por nuk lejohet kryengritja ndaj udhëheqësit kafir nëse ata që do të bëjnë kryengritjen kundër tij janë të paaftë që ta heqin atë. Them, kryengritja e tyre kundër atij do të bëjë që ai t’i vërsulet pjesës tjetër të Muslimanëve, do të bëjë kasaphanë të hatashme, dhe këtë gjë (d.m.th. lejimin e kryengritjes atëherë kur Muslimanët janë të pafuqishëm) nuk e thotë njeriu i logjikshëm, nuk thotë i logjikshmi që ata të bëjnë kryengritje kundër një personi që disponon të gjitha llojet e armatimeve e mund të shfarosë qytetet ashtu siç i shfarosi Hafidh el-Esed (babai i presidentit aktual të Sirisë) përpara tridhjetë vjetëve afërsisht, apo më pak se tridhjetë vjet, në Veri të Sirisë. U vranë me dhjetëra e mijëra njerëz. Gjatë këtyre ditëve, kanë thënë ata të cilët shkruajnë kujtimet e tyre në kanalet televizive, kujtojnë atë që ndodhi dhe atë që kërkoi Hafidh “Qeni” el-Esed nga bajraktarët e tij që të sulmonin popullin, më duket të Halebit (Aleppo). Andaj s’ka dyshim se kjo qeveri është e poshtër, e fëlliqtë.

Lusim Allahu Xhel-le ue ‘Ala që ta çlirojë popullin e Sirisë nga ajo.

Pastaj, këto kasaphana që publikojnë këto kanale televizive, aparaturat filmuese etj, i nxorrën në shesh ata që po bëjnë këto krime. Në të shkuarën nuk u mor vesh për kasaphanën që ndodhi në Veri të Sirisë gjatë kohës së ndyrësirës, njeriu i poshtër Hafidh (el-Esed), përveç se nga shtetet perëndimore. Ndërsa Muslimanët – për fat të keq – të gjithëve u kujtohet diçka nga ajo që ndodhi. Po.