Bismilah...

Shejkh Salih es-Suhejmi

Në rregull. Ekziston një gabim në zinxhirët (isnad) e pranishëm me gjithë faktin se zinxhirët janë muteuatir, zinxhirët e Kuranit. Gabimi nuk është tek saktësia e zinxhirit, porse është tek fjala që vjen në fund të tij (zinxhirit), ajo fjalë është iluzion dhe gabim e që vjen si pasojë e besimit të prishur, pra kush e din këtë gabim? Cili është ky gabim o vëllezër?

Po e përsëris edhe njëherë pyetjen:

Tani, Kurani është ruajtur me teuatur (që përcillet nga një grup i madh i besueshëm tek një grup i madh i besueshëm) i cili nuk lë vend për dyshime, e as që ngelet ndonjë mundësi për dyshime ndaj tij (Kuranit).

إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُون

“Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht, Ne do ta ruajmë atë” el-Hixhr, 9

Kjo është begati e Allahut për këtë Umet, megjithëkëtë ka një gabim në disa zinxhirë të lexuesve (të Kuranit), pra cili është ky gabim?

Po! Si the? Ngrite zërin?

(Gabimi është tek) ai që thotë: “(Kurani) është trasmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), (Profeti) e ka trasmetuar nga Xhibrili, e (Xhibrili) nga Leuhi-Mahfudhi”. Ky është një gabim tejet i rrezikshëm.

Zinxhiri është i vërtetë që nga fillimi e deri te Xhibrili, pastaj ranë në gabime kur..., dhe kjo nuk është në të gjitha zinxhiret, përkundrazi – të gjitha lavditë janë për Allahun – në shumë zinxhire thuhet:

“Trasmetohet nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e ky nga Xhibrili e ky nga Allahu”. Kjo është obligim që të besohet.

Nuk thuhet: “(Kurani) është trasmetuar nga Xhibrili, e ky nga Leuhi-Mahfudh”. Por thuhet: “Trasmetohet nga Xhibrili e ky nga Allahu”.

Prej kujt e dëgjuan as’habët (Kuranin)? Prej Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) prej kujt e dëgjoi atë? Prej Xhibrilit (‘alejhi selam).

Xhibrili (‘alejhi selam) prej kujt e dëgjoi? Prej Allahut të Lartësuar.

Dhe ai që beson në diçka tjetër pos kësaj, atëherë ai është bidatçi.

Prandaj, kini kujdes ndaj këtij gabimi në të cilin bien shumë prej njerëzve si rrjedhojë e disa besimeve të prishura, dhe disa interpretimeve racionale dhe mendore si dhe skolastike (filozofi, argumentim me anë të arsyetimeve abstrakte të logjikës formale), që janë të prishura në vete dhe që prishin të tjerët. Po.


Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari