Autor: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Burimi: Silsiletu el-Huda ue-Nur, kaseta 15, min. 53:52
Pyetësi: Cili është gjykimi i recitimit të kasideve (këndime) fetare me zë të lartë brenda në xhami me rastin gëzimeve dhe festave fetare?
Shejkh Albani: Së pari: Nuk ka në Islam kaside fetare. Së dyti: Nuk lejohet shqetësimi i atyre që falin namaz në xhami as edhe me lexim të ajeteve Kuranore, e si është puna me kasidet që pretendojnë se janë islame. Është akoma më e arsyeshme se këto kaside nuk lejohen.
Ai – alejhi salatu ue selam – ka thënë:
“O ju njerëz! Çdokush nga ju bisedon me Zotin e tij, andaj mos ta ngre zërin ndonjëri prej jush ndaj një tjetri me lexim.”
Dhe në një transmetim tjetër: “...me Kuran.”
Pyetësi: Poezia është e vërtetuar (në Islam).
Shejkh Albani: Poezia është e vërtetuar (në Islam). Si jo! A janë poezitë kaside fetare? Unë them: Nuk ka në Islam kaside fetare, kurse poezia në mbrojtje të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mund të thuash çfarë të duash (me poezi në mbrojtje të të Dërguarit), por mos këndo dhe ta bësh atë fe ashtu siç e përmend Allahun dhe çon salavate për Pejgamberin e Tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Nuk ka (kaside fetare) pasha Allahun! Pa sille ta shohim!
Pyetësi: Thuhet se letërsia arabe ka disa qëllime. Ai i cili shkruan poezi në dobi të Islamit apo këndon për Islamin dhe për moralet e Islamit, atëherë mund të themi se këto kaside janë Islame fetare, quaje si të duash.
Shejkh Albani: Mirë! Këtë lloj që ti ke për qëllim, a njihej te Selefët tanë të devotshëm – radijAllahu ‘anhum –? Po tregohemi tolerant me ty në të folur dhe në shprehje. Allahu të faltë ty dhe Allahu më faltë dhe mua. Por, ky lloj a ekzistonte në kohën e Selefëve të devotshëm?
Pyetësi: Cilin lloj ke për qëllim?
Shejkh Albani: Këtë që ti ke për qëllim me fjalën që ramë në ujdi që të mos e marrim në llogari njëri-tjetrin. Ç’ke që nuk flet? Ti po hesht! Unë po të pyes?
Pyetësi: Ç’është puna që veshët tuaj nuk dëgjojnë.
Shejkh Albani: Si? Sille ta shohim! Unë të pyes! Nuk m’u përgjigje.
Pyetësi: Po të përgjigjem: Them se kasidet – qëllimi i poezive në kasidet Arabe...
Shejkh Albani: Më fal. Unë nuk kërkoj prej teje që t’i përsëritësh fjalët që the, sepse këtë e kapa dhe e kuptova, por dua t’i përgjigjesh kësaj pyetje të shkurtër. Pyetja është: A ishte e njohur kjo gjë te Selefët e devotshëm?
Pyetësi: Nuk është njohur më përpara.
Shejkh Albani: Tani fole kurse qëparë heshte.
Pyetësi: Nuk kuptova...
Shejkh Albani: Prit pak! Atëherë, ajo që ishte e përshtatshme për ata është edhe për neve. A je me mua?
Pyetësi: Po!
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari