Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherhu Umdeti el-Fikh, mësimi 37, minutat 74:00

 

Pyetje: Këto ditë po përhapen këshilla në rrjetet sociale që të kërkohet falje nga Allahu dhe të pendohemi me rastin e fundit të vitit hixhri dhe të urojmë për ardhjen e vitit të ri hixhri?

Përgjigje: Të gjitha këto janë bidat! S'ka vit të ri! Përcaktimi i vitit është bërë sa për përkufizim. Nuk ka vit të ri. Në çdo ditë të jetës mund të llogaritet që të plotësohet viti. Kjo mund të bëhet në çdo ditë, në çdo muaj, në çdo javë në varësi të lindjes tënde. Nuk kushtëzohet me ardhjen e muajit Muharrem, porse kjo është bërë sa për përkufizim dhe ndarje.  

Kjo u bë atëherë kur Umeri, radijAllahu ‘anhu, u konsultua me Sahabët, ngaqë i vinin shkresa nga punëtorët e tij të cilat nuk kishin datë dhe Umeri nuk e dinte se kur janë shkruar ato. Ai u konsultua me shokët e tij dhe në atë kohë ekzistonte kalendari Gregorian, porse Sahabët nuk donin që t’i imitonin Jehudët dhe të Krishterët. Kështu, arritën në ujdi që të vinin datat sipas emigrimit të të Dërguarit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, sepse emigrimi ishte ngjarja më madhështore në Islam. Andaj, e morën atë si fillim të datimit hixhri për dobi dhe nevojë.

Kështu që, viti i ri hixhri nuk veçohet me urime e as me lutje, sepse nuk është transmetuar diçka për këtë. Pra, kjo është bidat.

 

Përktheu: Jeton Shasivari