Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz

Burimi: Mexhmuë Fetaua, 9/223

Detyra e njerëzve të dijes është që të jenë aktiv, e që të mos jenë njerëzit e batilit (të pavërtetës, të keqes) më aktiv se ata, porse ata duhet të jenë më aktiv se njerëzit e batilit në shfaqjen e hakut dhe thirrjen drejt tij, kudo qofshin: në rrugë, në makinë, në aeroplan, në stacionet satelitorë, në shtëpi dhe në çdo vend tjetër.

Ata e kanë detyrë që ta refuzojnë të keqen në mënyrën më të mirë dhe t’i mësojnë njerëzit në mënyrën më të mirë, me sjellje të mirë, me butësi dhe përzemërsi.

Thotë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“Thirr në Rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë, dhe debatoji ata në mënyrën më të mirë.” [en-Nahl, 125]

Përktheu: Alban Malaj