Shejkh Salih el Feuzan
Pyetje:
Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia Juaj, ky pyetës thotë: “A është prej metodologjisë së Selefëve tregimi i çfarëdo ngjarjeje në rrugë të D’auetit, apo se njeriu duhet të kufizohet vetëm në tregimet që janë transmetuar në Kuran dhe Sunet?”
Përgjigje nga Shejkh Feuzan:
Po, kufizohet në atë që është transmetuar në Kuran, nga tregimet e popujve të mëhershëm, dhe atë që është transmetuar në sunet nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në tregimet e popujve për hatër të shëmbëlltyrës dhe rëndësisë. Dhe çdo gjë përveç kësaj, ai nuk duhet të angazhohet me të, ajo që nuk është vërtetuar në Kuran dhe Sunnet, të mos e angazhoj veten e tij me to (tregime) dhe t’i angazhoj ata që e dëgjojnë. Po.
Përktheu jeton Shasivari