Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: Sherh akijdetus-selef lis-Sabunij, 2/202

 

 

Është obligim që t’i përmbahemi rregullisht faljes së namazeve, të urdhërojmë dhe ta këshillojmë njëri-tjetrin për kryerjen e tij.

 

﴿وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ﴾

“E këshilluan njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe e këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” El-Asr, 3

 

Të paralajmërojmë për të mos e lënë atë, dhe të përmendim tekstet e kërcënimit (nga Kurani dhe Suneti) për atë që e lë namazin. Më parësore te tekstet e kërcënimit është t’i përmendësh ato siç i kanë përmendur Selefët. E përmend se kush e lë namazin bën kufër, dhe nuk e shpjegon atë që përmend.

 

من حلف بغير الله فقد كفر وأشرك

“Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut, ka bërë kufër dhe shirk.”

 

Pra, thuaje hadithin dhe largohu! Sepse ti, kur fillon duke e komentuar dhe duke e shpjeguar, injorantët marrin guxim.

Prandaj, ai do të ketë më shumë frikë ndaj teksteve, nëse ia përmend fjalën e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për kërcënimin ndaj lënësit të kësaj vepre dhe ndaj atij që e vepron atë vepër, nëse ajo është haram.

 

Pra, thua: ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kështu, dhe e frikëson atë me këtë gjë. Kështu, kjo e frenon atë. Por, kur ti vjen me shpjegime e shtjellime, disa njerëz mund ta nënvlerësojnë këtë këshillë.

Allahut i kërkojmë mirëqenie.

 

 

Përktheu: Servet Mata