Bismilah...

 

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan (hafidhahullah)
Burimi: “el-Ixhabetul-Muhimmeh fij Meshakil el-Mulimmeh” (fq. 271-272)

 

Pyetje: A lejohet të gënjesh kur thërret për tek Allahut? Dhe a është rregulli “qëllimi justifikon mjetin” një dobi prej dobive të Sheriatit?

Përgjigje: “Gënjeshtra është e ndaluar. Ajo është një prej gjynaheve të mëdha. Ajo nuk lejohet përveç se në tre çështje në të cilat Pejgamberi ka bërë përjashtim: gënjeshtra gjatë luftës, sepse lufta është mashtrim; gënjeshtra për të pajtuar njerëzit; dhe gënjeshtra midis burrit dhe gruas me qëllim që të përmirësohet familja duke rregulluar marrëdhëniet midis tyre. Këto tri çështje janë të dobishme dhe në to ka mirësi shumë herë më të madhe sesa e keqja (e gënjeshtrës), prandaj gënjeshtra lejohet (në këto tri raste).

Kurse sa i përket thirrjes për tek Allahu, këtu nuk ka nevojë për gënjeshtra. Nuk lejohet përdorimi i gënjeshtrës në thirrjen për tek Allahu. Thirrja për tek Allahu bëhet me anë të së vërtetës, me Kur'an, me Sunet, me këshillë të bukur dhe debatim në mënyrën më të mirë, e jo me gënjeshtra.”

Përktheu Alban Malaj