Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin
Burimi: el-Kaulul-Mufijd ‘ala Kitab it-Teuhijd (fq. 128-129)
“Ata që thërrasin tek Allahu ndahen në dy kategori:
1 – Ai që thërret tek Allahu.
2 – Ai që thërret në tjetërkënd pos Allahut.
Thirrësi tek Allahu i Lartësuar është i sinqertë dhe kërkon që t’i lidhë njerëzit me Allahun e Lartësuar. Kurse ai që nuk i thërret tek Allahu, ndonjëherë thërret për tek vetja e tij. Ai thërret tek e vërteta me qëllim që ai të madhërohet e të respektohet nga njerëzit. Prandaj e shikon atë të zemërohet kur njerëzit nuk bëjnë atë që i urdhëron ai, dhe nga ana tjetër ai nuk zemërohet nëse njerëzit bien në ndonjë gjynah akoma më të madh. Madje i as që i thërret ata që ta lënë atë gjynah.
Ndonjëherë ai mund të jetë thirrës i udhëheqësit të tij, siç ka në shumë vende dijetarë të devijimit, dijetarë të shtetit, e jo dijetarë të popullit. Ata thërrasin tek udhëheqësit.e tyre. Një shembull për këtë është shfaqja e Socializmit në disa vende Arabe. Atëherë disa dijetarë të devijimit filluan t’u jepnin ajeteve të Kur'anit dhe haditheve kuptime të tjera në vend të kuptimeve të tyre origjinale me qëllim që t’i mbështesnin udhëheqësit e tyre. Madje ato kuptime që ata nxorrën ishim shumë larg përmbajtjes së atyre ajeteve dhe haditheve. Pra, ata thirrën tek të tjerët në vend të Allahut. Ai që thërret tek Allahu, nëse i shikon njerëzit të largohen prej tij, atëherë ai nuk dëshpërohet dhe nuk heq dorë nga daveti, se me të vërtetë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i ka thënë ‘Aliut:
انفذ على رسلك; فوالله; لأن يهدي الله بك رجلا واحدا خير لك من حمر النعم.
“Përcille mesazhin tënd, se pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë qoftë edhe një njeri të vetëm nëpërmjet teje, kjo është më e mirë për ty sesa devet e kuqe.”
Domethënë: që të udhëzohet qoftë edhe një njeri i vetëm nga fiset e Jehudëve është më e mirë për ty sesa devet e kuqe. Dhe nëse i thirri tek Allahu dhe ata nuk iu përgjigjën, atëherë do të jetë zemërimi i tij për shkak se Haku nuk u pasua e jo se ata nuk iu përgjigjën atij. E nëse zemërimi i tij është për këtë shkak, atëherë kjo do të thotë se ai po thërret tek Allahu. Dhe nëse iu përgjigj vetëm një njeri, mjafton. Dhe nëse nuk i përgjigjet askush, atëherë ai është i lire nga çfarëdo përgjegjësie poashtu. Në një hadith ka ardhur se:
و نبي و ليس معه أحد.
“Do të vijë një Pejgamber dhe me të s’do të ketë asnjë njeri.”
Pastaj, është e mjaftueshme për thirrjen në Hak dhe paralajmërimin kundër Batilit (të pavërtetës) që t’u sqarohet njerëzve se kjo është Hak dhe kjo është Batil, sepse njerëzit nëse heshtin dhe nuk e sqarojnë Hakun ose e miratojnë Batilin, atëherë me kalimin e kohës Haku shndërrohet në Batil, kurse Batili shndërrohet në Hak.”
Përktheu: Alban Malaj