Bismilah...

Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

“Ndoshta më duhet të shtoj diçka tek kjo temë, dhe ajo është hyrja nëpër këto demonstrata që po ndodhin në disa vende Islame, sido që të jetë udhëheqësi, sado qoftë padrejtësia dhe sado qofshin shkeljet.

Hyrja në këto demonstrata është vepër Jehudije – Masonije, nuk është prej veprave të Muslimanëve, atë nuk e pranon Islami dhe për të s’ka asnjë argument në Sheriat. Dhe as nuk u qasemi atyre të nguturve që jep fetva për lejimin e tyre, aq sa thonë se ata të cilët vranë vetet e tyre janë shehida! Kurse i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:

من قتل نفسه فهو في النار

Kush vret veten e tij do të jetë në Zjarr.”

Dhe ne distancojmë vetet tona para Allahut nga këto fetva dhe ata që i kanë dhënë ato, edhe nëse ata flasin nga Kanali i Humbjes (Kanatul-Khasirah – d.m.th. Al-Xhazirah) apo nga kanale të tjera të prishura e shkatërrimtare, atëherë përcilleni edhe këtë fjalë nga unë, dhe është e mjaftueshme që këto demonstrata të shpien në tre drejtime:

1 – Perëndimi e ç’ka në të, ku përfshihet Amerika, Evropa dhe shtetet e tjera mes tyre.

2 – Rafidat, qofshin ata në Iran ose Hizbu-Shejtan (në Liban) ose Sham apo kudoqofshin.

3 – Gjithashtu, çështja e tretë është se ata të cilët i përkrahin janë Sekularistët, Liberalët dhe Ateistët, ata të cilët duan të shfuqizojnë Fenë dhe duan të shuajnë Dritën e Allahut me gjuhët e tyre, porse Allahu ka vendosur që ta përsosë dritën e Tij edhe pse e urrejnë qafirat.

Andaj, përcilluni vëllezërve se hyrja nëpër këto demonstrata apo greva, sido që të jetë udhëheqësi, kjo vepër nuk është e saktë dhe u jep mundësinë armiqve të Islamit që të depërtojnë mes rradhëve të Muslimanëve, dhe mjafton si fakt që në disa vende u përzien të gjithë bashkë duke u bërë lëmsh rafidiu, jehudiu, kristiani, pretenduesit e Sunetit, fundërrinat si puna e zinaqarëve dhe homoseksualëve, ateistët, liberalistët dhe krejt kriminelët e tjerë të cilët hyjnë në të tilla demonstrata.

Dhe unë këshilloj veten time dhe vëllezërit e mi Pasues të Sunetit që të mos hyjnë në to dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të qëndrojnë larg këtyre fitneve, dhe nëse sulmohen t’i mbrojnë vetet e tyre. Por ama që të hyjnë në këto demonstrata sadoqofshin padrejtësitë dhe sidoqofshin çështjet, s’ka dyshim se Sheriati nuk e pranon atë gjë. Përkundrazi, kjo gjë (hyrja në demonstrata) bazohet në parime të Masonizmit dhe Zionizmit Botëror.

Allahu u dhëntë të gjithëve sukses në çdo gjë që Ai do dhe kënaqet. Allahu dërgoftë lavdërimet dhe bekimet e Tij mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij dhe mbi Shokët e tij.”

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj