Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/1558

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi. (Pyetësi) thotë: Thirrësit (davetxhit) që thërrasin sot për kryengritje kundër udhëheqësve të Muslimanëve dhe thërrasin për në demonstrata dhe protesta, a përshihen këta thirrësa në hadithin e Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ata janë: “Thirrësa për në dyert e xhehenemit”?

Përgjigje: Pa dyshim! Ata që Muslimanëve u dëshirojnë fitne; duan revolucione kundrejt prijësve (Muslimanë); duan të fusin përçarje, ata janë thirrësa për në dyert e Xhehenemit, pa dyshim! Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar na ka urdhëruar që të kapemi për Xhemati dhe na ka urdhëruar për dëgjim dhe bindje (ndaj udhëheqësit); ka urdhëruar për bashkim, sepse kjo është shkak i fitores që vjen nga Allahu – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari. Ndërsa përçarja, tradhëtia, përçarja e xhematit të Muslimanëve dhe ndalimi nga dëgjimi dhe bindja ndaj udhëheqësve të Muslimanëve, këto janë shkaqe të fitnes. Kjo është hapje e dyerve të fitnes dhe sherrit. Kështu që, të mos ua vëmë veshin të tillëve.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

12/12/1436 H - 25 Shtator 2015