Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143368


Pyetësi: O Shejkh!

Shejkh Uthejmin: Po!

Pyetësi: A mund të na thoni ndonjë fjalë për Shejkh Bin Bazin (Allahu e mëshiroftë) dhe Shejkh Nasirudin el-Albanin (Allahu e mëshiroftë) të cilët vdiqën vitin e kaluar (në vitin 1999)?

Shejkh Uthejmin: Unë them: ata janë dy dijetarë nga shenjat e umetit Islam në hadith dhe thirrje për te Allahu si dhe në luftimin e njerëzve të bidateve. Unë dij se ata janë nga dijetarët më të vlefshëm dhe më të diturit në fikh, edhe në qoftë se ndonjëri prej tyre ka më shumë fikh (kuptim të fesë) se tjetri, por te të dy ka hajr.

Pyetësi: Disa njerëz flasin keq për dijetarët që i keni në Saudi, siç është Shejkh Rabij bin Hadij si dhe disa dijetarë tjerë në Medinen Profetike, andaj ç’u thoni atyre që flasin keq për dijetarët tanë?

Shejkh Uthejmin: Them: ata e kanë detyrë që të ruajnë gjuhët e tyre nga (përgojimi) i muslimanëve të thjeshtë, e si bëhet puna për dijetarët e muslimanëve! Kur përgojimi ndaj një njëriu të thjeshtë është prej mëkateve të mëdha, atëherë të përgojosh një dijetar është (mëkat) akoma më i madh e më i madh. Ngase përgojimi ndaj një dijetari nuk kufizohet vetëm në mangësimin e (veprave të mira) të peshores së njerëzve të thjeshtë, madje kjo shpie deri tek braktisja e asaj që e thotë (dijetari) për Sheriatin e Allahut. Kështu që njerëzit largohen prej tij dhe prej fjalëve të tyre, edhe pse ato fjalë janë prej Sheriatit të Allahut, d.m.th të ndërtuara mbi Sheriatin e Allahut. Kështu që, përgojimi ndaj dijatëreve është mëkat i madh dhe (fjalë e paqartë) dënimi, Allahu na ruajttë. Ata e kanë për detyrë që t’i ruajnë gjuhët e tyre nga sharja e dijetarëve dhe shpifja për ta, dhe ta thonë fjalën e hakut për (fjalë e paqartë) e jo për ata burra (dijetarët).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari