Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij

Burimi: http://radio.selefi.org

 

Pyetësi: Në botën Islame dhe në Shqipëri po ashtu, janë disa që e akuzojnë Shejkhun tonë, Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij – hafidhahullah –, e akuzojnë atë për irrxha, se ai ka rënë në irrxha dhe e ka vonuar veprën nga Imani dhe argumentohen me fjalët e disa...

Sheikh ‘Abdullah en-Nexhmij: SubhanAllah!

Pyetësi: Pra, cila është fjala juaj për këtë?

Sheikh ‘Abdullah en-Nexhmij: Unë them: SubhanAllah! SubhanAllah! Sheikh Rabij’ është imam ndër imamët e Ehli Sunetit në këtë kohë, flamur mbajtësi i Xherhit dhe Ta’dilit, prej atyre që janë të rrënjosur – lavdi Allahut – në dije dhe në Sunet, me da’uet, me mësimdhënie, me fik`h, me dëshminë e dijetarëve të mëdhenj, të tillë si Shejkh Ibën Baz, Shejkh Ibën ‘Uthejmin, Shejkh Ahmed en-Nexhmij, e të tjerë veç tyre, si Shejkh Luhejdani, Shejkh Feuzani dhe të tjerë prej ulemave, po ashtu Shejkhul-Albanij. Ata e njohin këtë imam dhe e lavdërojnë atë me lëvdata të mrekullueshme – lavdi Allahut.

Por na vijnë tani Hadadijet, ky sekt që ka marrë menhexhin e Khauarixhëve dhe shajnë Ulematë e Sunetit, i akuzojnë për irrxha. Kjo nuk është e çuditshme, sepse njerëzit e bidatit që në kohët e hershme i akuzonin Ulematë e Sunetit për irrxha. Shejkh Rabij’ është një prej atyre që i kanë luftuar këto grupacione. Ai e ka luftuar irrxhanë, rrugën e Khauarixhëve, rrugët e bidatçijve dhe grupacionet e tyre, në librat e tij. Ai u kundërpërgjigjet atyre dhe e sqaron menhexhin e Ehli Sunetit dhe Xhematit.

Me të atillë njerëz (që lëshojnë të tilla akuza) nuk duhet që të bashkoheni dhe as t’ua vini veshin.

Allahu u dhëntë jetë.

 

Pyetësi: Allahu u bekoftë, Allahu u shpërbleftë me të mira o Shejkhu ynë, Allahu u dhëntë mirësi.

 

Shejkh ‘Abdullah en-Nexhmij: Edhe juve po ashtu, ues-selamu ‘alejkum ue rahmetUllahi ue barakatuHu.

 

Pyetësi: Ue ‘alejkumus-selamu ue rahmetUllahi e berakatuHu.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj