Bismilah...

Burimi: Ligjëratë e mbajtur në Unejze nga Shejkh Rabij në prani të Shejkh Uthejminit me titull “el-Itisamu bil Kitabi ue Sunneh” minutat 07:43, dhe 14:49

 

“Falënderojmë Allahun, të Pastrin nga çdo mangësi dhe të Lartësuarin, që ia mundësoi vëllait tonë Doktorit, Rabij bin Hadij el-Medkhalij, ta vizitojë këtë rajon (Unejzen), kështu ai që nuk i di shumë çështje, do të mësojë se vëllai jonë, Allahu na dhëntë sukses neve dhe atij, është në Selefizëm, në rrugën e Selefëve. Me fjalën “Selefizëm” nuk kam për qëllim një grup të formuar që është e kundërta e Muslimanëve, por me Selefizëm kam për qëllim se një grup që është në rrugën e Selefëve në menhexhin e tij, sidomos në plotësimin e Teuhidit dhe braktisjen e çdo gjëje që e kundërshton atë. Ne të gjithë e dimë se Teuhidi është baza e misionit me të cilën Allahu i dërgoi Pejgamberët, alejhi salatu ue selam...”

 

“Sidoqoftë, vizita e vëllait tonë Rabij bin Hadij në këtë rajon, e në veçanti në qytetin e Unejzes, pa dyshim se do të lë gjurmë dhe shumë njerëz të cilët kanë qenë të keqinformuar për shkak të propagandave, frikësimit dhe mallkimeve, do t’u bëhen të qarta çështjet. Plotë njerëz kur u bëhet e qartë se dijetarët janë në të vërtetën, pendohen që kanë folur keq për dijetarët.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari