Bismilah...

Më njoftuan se në mbrëmjen e ditës së enjte më 15 të muajit Muharram, viti 1447 hixhrij, vdiq Shejkh Rabij’ ibën Hadij, ndërkohë që ai ishte në Tajbeh (Medine), Allahu e mëshiroftë dhe e faltë.

E kam ndjerë përbrenda vetes sime këtë frikë, prej njëfarë kohe, por e kam fshehur atë dhe falenderoja Allahun që Shejkhu ishte shëndoshë e mirë, edhe pse isha i bindur që s’ka shpëtim nga vdekja dhe se ajo është caku i çdo krijese.

Shejkhu shkoi te Zoti i tij dhe u mbyll regjistri i veprave të tij, andaj, Allahu e mëshiroftë dhe e faltë, e strehoftë në Xhenetet e Tij të gjera, e pranoftë dhe e bashkoftë me njerëzit e devotshëm.

Dëgjova sot një fjalë që më mahniti, të cilën e tha dikush për Ebu Muhamedin (Shejkh Rabijan), Allahu e mëshiroftë: “Shejkhu dha nderin e tij në Rrugën e Allahut!”

E pikërisht kjo të del përpara, kjo të shkon ndërmend kur lexon fjalët që kanë thënë disa, me sharje dhe ofendime ndaj tij…

“Shejkhu dha nderin e tij në Rrugën e Allahut!”

Shejkhu ishte kalorësi i betejave…

Bëri xhihad në Rrugën e Allahut…

Arma e tij ishte pena dhe dija e tij…

Përgatitja e tij ushtarake ishte metodologjia e Ehli Sunetit dhe Xhematit…

Nuk humbi asnjëherë – lavdi Allahut! – në betejat që zhvilloi…

Nëse gabonte për ndonjë gjë, kthehej nga gabimi… sepse ndodh që kali të pengohet, kurse shpata mund të gjuajë huq…

Dukej që ishte i sinqertë – edhe pse unë nuk e pastroj atë para Allahut! – në mbrojtjen e Akijdes dhe në përballjen me armiqtë e Sunetit.

Ai nuk fliste për diçka që nuk kishte dije.

Nuk futej në betejë përveçse atëherë kur e kishte bërë çdo përpjekje që të mos futej në të.

I evitonte fjalët vulgare nëpër refuzime, duke imituar kështu të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, i cili nuk ishte vulgar dhe as nuk fliste me fjalë turpi.

Allahu i kishte dhënë një intuitë të fortë që e ndihmonte Shejkhun në këto çështje.

Ai sillej mirë me njerëzit, ishte shpirtmirë e mendjendritur. Në fund të fundit, ai që i dëgjon këto cilësi nuk është njësoj si ai që i ka parë vet.

Sa e sa herë e kam dëgjuar Shejkhun duke shprehur pikëllimin, rënkimin dhe dhimbjen e tij nga marazi që e kishte kapluar për shkak të sulmeve që po bëhen kundër Sunetit dhe ngaqë njerëzit po e linin rrugën e Sunetit.

O Allah mëshiroje dhe fale dhe bëjë banor të Xheneteve të tua të larta.

Padyshim që e Allahut është çdo gjë që merr Ai dhe e Allahut është çdo gjë që jep Ai, e çdo gjë është me masë të caktuar nga Ai.

Allahu na dhëntë neve dhe juve shpërblim të madh dhe na ngushëlloftë neve dhe juve më së miri.

Nuk ka ndryshim dhe fuqi veçse me ndihmën e Allahut.

Padyshim që në jemi të Allahut dhe padyshim që ne do të kthehemi tek Allahu gjithsesi.

 

Shkroi:

Muhamed Bazmul

15 Muharram 1447 hixhrij

‘Auali, Mekkeh

 

📚Burimi: https://www.facebook.com/share/v/1FFwaxydYV/?mibextid=wwXIfr

Përktheu: Alban Malaj

 


البارحة ليلة الخميس 15 المحرم 1447هـ، بلغني خبر وفاة الشيخ ربيع بن هادي وهو في طيبة، رحمه الله وغفر له.

كان في داخلي منذ مدة شيء يتوجس خيفة من هذا الأمر، كنت اكتمه واحمد الله على سلامة الشيخ، وأنه بخير، مع يقيني أن الموت لا مفر منه، وهو نهاية كل مخلوق.

حط رحل الشيخ في ساحته . وقيد في كتابه؛ فرحمه الله وغفر له واسكنه فسيح جناته، وتقبله والحقه في الصالحين.

سمعت اليوم كلمة اعجبتني في حق أبي محمد رحمه الله، قال: "الشيخ بذل عرضه في سبيل الله".

وهذا فعلا ما يصور ما تردد في النفس مما قرأته من عبارات بعضهم في التشفي، والشماته ....

"الشيخ بذل عرضه في سبيل الله".

فارس معارك؛

يجاهد في سبيل الله، سلاحه قلمه وعلمه، وعتاده ما عليه أهل السنة والجماعة...

لم يخسر والحمد لله في معركة خاضها....

فقد كان إذا أخطأ في شيء رجع... فإن الفرس يكبو والسيف ينبو .

وكان فيما يظهر ولا أزكيه على الله صادقا في دفاعه عن العقيدة، في وجه أعداء السنة.

وما كان متكلفا.

وكان لا يدخل المعركة إلا بعد بذل الجهد في عدم خوضها، وإلا دخلها دفعا للصائل على الشريعة.

وكان يتجنب الفحش في الرد مقتديا برسول الله صلى الله عليه وسلم: "الذي ما كان فاحشا ولا متفحشا".

ورزقه الله فراسه قوية تعينه في هذه الأمور.

والشيخ رحمه الله طيب المعشر.

كريم السجايا.

راجح العقل.

وليس من سمع كمن رأى.

وكم سمعت تحسره وأنينه وتوجعه بقهر مما يحصل فيما يراه طعنا في السنة وخروجا عن نهجها.

اللهم ارحمه واغفر له واسكنه فسيح جناتك. إن لله ما أخذ ولله ما أعطى وكل شيء عنده بحساب.

عظم الله اجرنا واجركم وأحسن الله عزاءنا وعزاءكم.

ولا حول ولا قوة إلا بالله.. وإنا لله وإنا إليه راجعون.

كتبه

محمد بازمول

15 / المحرم / 1447هـ

مكة - العوالي