Autor: Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin
Burimi: Kitabul ilm, fq 766
Shumë prej xhematit të thjeshtë i japin njëri-tjetrit fetva pa dije! I gjen ata të thonë “kjo është hallall apo kjo është haram”, dhe “kjo është obligim apo kjo nuk është obligim”; dhe ata nuk dinë rreth atyre çështjeve asgjë.
A nuk e dinë ata se Allahu do t’i pyesë Ditën e Gjykimit për çka kanë thënë?! A nuk e dinë ata se nëse e devijojnë një njeri, dhe ia bëjnë atij hallall atë që Allahu e ka bërë haram, apo ia bëjnë haram atë që Allahu e ka bërë hallall; atëherë kanë përsipër gjynahun e tij dhe gjynahet e asaj çfarë ai ka punuar për shkak të fetvas që i kanë dhënë!
Përktheu: Servet Mata