Bismilah...


Autor: Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/7524



Pyetje:

(Pyetësi) thotë: Ai i cili gabon në një çështje të dijes, pastaj i sqarohet atij gabimi, si duhet të jetë kthimi (prej gabimit)?

Përgjigje, Shejkh Muhamed bin Hadij:

Ashtu siç e ka thënë atë gabim, ai (duhet) të thotë: Kam gabuar, kam gabuar! Nëse ka shkuar në një takim, atëherë thotë në po të njëjtin takim se kam gabuar. Nëse (gabimi) është i shkruar, atëherë ai shkruan dhe e përhap atë ashtu siç e përhapi atë parin (gabimin). Nëse (gabimi) është i inçizuar me zë, atëherë ai incizohet (duke e shprehur pendimin e tij), dhe e përhap atë. Kjo nuk të dëmton!

Mua më thanë në seminarin e kaluar në lidhje me fjalët e Shejkhul-Islamit, se e kisha thënë të kundërtën e atyre fjalëve. Të nesërmen, erdha dhe u thash atyre: Unë gabova. Sepse unë i kisha thënë ato fjalë në atë seminar, dhe po në këtë takim (d.m.th seminar) më kanë dëgjuar pjesëmarrësit e atij takimi, kështu që gaboi Muhamed bin Hadij. Sa e lehtë është kjo për zemrën time! Sa e mirë është kjo për përgjegjësinë time duke u distancuar nga ai (gabim).

Kjo – betohem në Allahun – e shton besueshmërinë e njerëzve tek ti, ngase ti nuk ke frikë prej tyre, e ke frikë Allahun – Xhel-le ue ‘Ala – sepse ti nëse i lë njerëzit që të mbartin gabimin që ka ardhur prej teje, ata devijojnë për shkakun tënd. Dhe ti nuk i mbartë tjetër vetëm se gabimet e tua – e lusim Allahun për falje mëkatesh –.

Kështu që, o biri im që pyet, nuk të dëmton ty që të thuash: Kam gabuar. Përderisa pyet rreth mënyrës së kthimit (pendimit), atëherë ti e di se si ke gabuar, kur ke gabuar, ku ke gabuar, e përmirëson gabim me të njëjtin vend si ky (takimi), në qoftë se (gabimi) ka qenë me një grup njerëzish si këta, vjen nesër dhe thua: Unë kam gabuar në këtë gjë. Nëse është në ligjëratë, thua: Kam gabuar në këtë gjë. Nëse është në ndonjë inçizim, atëherë incizohesh (duke u kthyer). Në qoftë se është e përhapur, atëherë ti e përhap (kthimin tënd), dhe të ngjashme si kjo.

Kështu ti e heq përgjegjësinë nga vetja jote dhe njerëzit e njohin besnikërinë tënde dhe të shtohet – in sha Allah – vlera tek Allahu, pastaj Allahu të ngrit pozitën në mesin njerëzve. E lusim Allahun që neve dhe juve të na jap sukses në këtë gjë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari