“Sa shumë kemi nevojë për sinqeritet, në një kohë kur janë pakësuar njerëzit e sinqertë!
Shikon sot se si flet dikush për vëllanë e tij dhe nuk ka asnjë qëllim tjetër përveçse që ta përçmojë atë. Betohem në Allahun që ai nuk ka qëllim tjetër — nuk kërkon kënaqësinë e Allahut me këtë që po bën — por dëshiron vetëm të përçmojë vëllanë e tij. Dhe argumenti për këtë është se ai e përçmon këtë njeri, ndërsa nuk e përçmon atë njeriun tjetër që e do, edhe pse ai ka gjëra më të rënda sesa ky.
Sa shumë kemi nevojë për sinqeritet dhe që ta kemi ndërmend Allahun e Patëmeta dhe Lartësuar, si dhe të mos flasim përveçse për hir të Allahut.
Ne nuk jemi nëpër tregje, ne jemi në kërkim të dijes — dhe kjo bëhet për Allahun. Prandaj ne e kemi obligim që të bëjmë kujdes dhe të flasim veçse për hir të Allahut: të mos flasim për të kënaqur askënd, edhe nëse është prijësi ynë, të mos flasim për të përçmuar askënd, edhe nëse është prej armiqve tanë.
Ne duhet flasim vetëm për hir të Allahut.”
Përktheu: Abdullah Beqiri