Bismilah...

Autor: Shejkh Ibën ‘Uthejmini

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146163

Gjithashtu, kemi hasur në këtë kohë se ngrënia e ushqimit në treg është tejet i shëmtuar. Sot - që është për të ardhur keq - është bërë zakon që restorantet të jenë të përhapura nëpër tregje.

Mirëpo është shfaqur një zakon i keq sot tek njerëzit e rehatit që janë nga populli jonë, se disa familje tani - për të ardhur keq - nuk gatuajnë nëpër shtëpitë e tyre. Kur vjen koha për të ngrënë drekën, del burri megjithë familjen e tij për në restorant, po, dhe ulet e ha në restorant megjithë familjen e tij, e po ashtu rreth e rrotull tij ka njerëz të tjerë.

Ky është imitim, i cilëve? Është imitim i perëndimorëve.

Ky është zakon i keq sepse njeriu nuk mund të tregohet i kujdesshëm ashtu siç duhet dhe ashtu siç do ai në prani të njerëzve. Pastaj, shumicën e rasteve me ata shikon edhe gratë e tyre, shikon se ato janë të zbuluara ose janë janë me fytyrë jashtë, e ndoshta gruaja qesh me motrën e saj dhe as që i bën përshtypje. Allahu na ruajt!

Ka njerëz që janë mesatarë, nuk gatuajnë nëpër shtëpitë e tyre, porse ata vijnë nëpër restorante që ta marrin ushqimin dhe ta hanë në shtëpi. Edhe ky po ashtu është zakon i keq.

Cila është më e mirë, që të gatuash ushqimin për të cilin kujdesesh vet dhe e bën sipas qejfit dhe shijes tënde, je i sigurt që ai nuk është i prishur, nëse do mund ta gatuash edhe një herë tjetër dhe je i sigurt që në të nuk ka pisllëqe? Apo që të hash në restorant?

S’ka dyshim që e para është më e mirë, pa pikë dyshimi. Mirëpo është për të ardhur keq që njeriu nëse zgjedh diçka apo ia ka qejfi diçka, epshi e verbon atë nga ajo që është origjinale dhe e vërtetë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj