Bismilah...

Autor: Imam Abdul-Azijz ibn Baz

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneui’ah, vëll. 25, fq. 365

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/fatawa/545

 

 

Pyetje: Shpresoj të na jepni një sqarim rreth respektimit të prindërve gjatë jetës së tyre dhe pas vdekjes?

 

Përgjigje: Respektimi i prindërve është prej obligimeve dhe farzeve më të rëndësishme. Allahu ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij Fisnik në Ajete të shumta. Një nga ato Ajete është Fjala e Tij – të Pastrit nga çdo mangësi –:

 

وَاعْبُدُواْ اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا

“Adhurojeni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), dhe me prindërit silluni mirë.” [En-nisa, 36]

 

 

Dhe  Fjala e Tij – të Plotfuqishmit dhe të Madhëruarit –:

 

وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا * وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا

 

“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni asgjë përveç Tij, dhe të silleni mirë me prindërit! Nëse njërin prej tyre, ose që të dy i ka kapur pleqëria pranë teje, atëherë mos u thuaj atyre ‘uff’, e as mos ji i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju vetëm fjalë të mira. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun, përulës dhe respektues, dhe thuaj: “O Zoti im mëshiroji ata, ashtu siç më edukuan (me mëshirë) kur isha i vogël”.” [El-Isra, 23-24]

 

Dhe një ndër ato ajete është Fjala e Tij – të Pastrit nga çdo e metë – në Suren Lukman:

أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ

“Të më falenderosh Mua dhe prindërit e tu dhe tek Unë është kthimi.” [Lukman, 14]

 

Pra, respektimi i tyre është prej obligimeve më të rëndësishme, qofshin ata të gjallë apo të vdekur. Respektimi i tyre kur ata janë gjallë është që të sillesh mirë ndaj tyre, të shpenzosh për ta nëse janë nevojtarë; t’i dëgjosh dhe t’u bindesh atyre në të mirë. Tregohu i butë ndaj tyre. Mos ua ngrit zërin atyre, mbroji nga çdo gjë që i dëmton ata, si dhe në aspekte tjera që janë në të mirën e tyre.  

Thënë shkurt, fëmija duhet të ketë zell që t’u sjellë të mira dhe ta largojë të keqen nga ata kur ata janë gjallë dhe pasi që të vdesin, meqë ata janë përkujdesur shumë për të gjatë vegjëlisë së tij, e rritën, e nderuan dhe u lodhën për të. Andaj, është obligim që ta kthejë të mirën me të mirë dhe bamirësinë me bamirësi.

 

Haku i nënës është më i madh, siç ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur u pyet:

مَنْ أَحَقُّ النَّاسِ بِحُسْنِ صَحَابَتِي

“O i Dërguari i Allahut kush nga njerëzit e meriton më së shumti që të sillem mirë me të?

قَالَ ‏"‏ أُمُّكَ ‏"‏

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

قَالَ ثُمَّ مَنْ

Tha: po pastaj kush?

قَالَ ‏"‏ ثُمَّ أُمُّكَ ‏"

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

قَالَ ثُمَّ مَنْ

Tha: po pastaj kush? 

قَالَ ‏"‏ ثُمَّ أُمُّكَ ‏"

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

‏ قَالَ ثُمَّ مَنْ

Tha: po pastaj kush?

قَالَ ‏"‏ ثُمَّ أَبُوكَ ‏"‏

(I Dërguari i Allahut) tha: Babai yt!” [1]

 

 

Dhe në një transmetim tjetër të një hadithi qëndron:

“Tha: O i Dërguari i Allahut kush nga njerëzit e meriton më së shumti që të sillem mirë me të?

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

Tha: Po pastaj cili?

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

Tha: Po pastaj cili?

(I Dërguari i Allahut) tha: Nëna jote!

Tha: Po pastaj cili?

(I Dërguari i Allahut) tha: Babai yt! Pastaj duke filluar nga më të afërmit!” [2]

 

I Dërguari i Allahut – alejhis-salatu ues-selam – e sqaroi se njeriu që meriton më së shumti ta respektosh dhe të sillesh mirë është nëna jote, tre herë, pastaj babai yt në herën e katërt! Kjo ia bën obligim fëmijës që të përkujdesjet më shumë për nënën dhe respekti ndaj saj të jetë më i plotë! Dhe pas saj e ka radhën babai.  

Pra, respekti dhe sjellja e mirë ndaj tyre është obligim, ndërsa haku i nënës që ka përsipër fëmija, qoftë mashkull ose femër, është më i madh.

 

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – është pyetur për të drejtat e prindërve pas vdekjes së tyre. Një njeri e pyeti atë e i tha:

“O i Dërguari i Allahut! A ka ngelur diçka nga mirësjellja që unë duhet të kem ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre?

(I Dërguari i Allahut) tha: Po! Të lutesh për ta, të kërkosh falje, të çosh në vend e amanetin e tyre, t’i nderosh shokët e tyre si dhe t’i ruash lidhjet farefisnore të cilat nuk mund të ruhen vetëm se përmes lidhjeve farefisnore të prindërve.” [3]

 

Janë pesë gjëra:

 

1. Të lutesh për ta.

Lutja për ta. Prej lutjes është falja e namazit të xhenazes së tyre, ngaqë ai është lutje. Lutja dhe kërkimi i mëshirës ndaj tyre është e drejta më e madhe dhe është nga mirësjellja më e madhe gjatë jetës së tyre dhe pas vdekjes.

 

2. Kërkimi i faljes për ta.

T’i kërkosh Allahut që t’ua fal gjynahet e tyre. Kjo është prej respektimit më të madh kur ata janë gjallë dhe pas vdekjes.

 

3. Çuarja në vend e amanetit të tyre pas vdekjes.

Amanetet që kanë lënë ata. Fëmija e ka detyrë – qoftë mashkull apo femër – që t’i çojë në vend ato amanete nëse janë në përputhje me Sheriatin e pastër.

 

4. Nderimi dhe respektimi i shokëve të tyre.

Nëse babai apo nëna jote kanë pasur shokë, dashamirë apo të afërt, atëherë duhet t’i respektosh ata dhe t’ua ofrosh shoqërinë dhe miqësinë e prindërve të tu. Mos harro që kësaj miqësie dhe shoqërie t’ia bashkosh fjalët e mira dhe bamirësinë nëse ata kanë nevojë që t’u bësh mirë atyre, dhe të gjitha llojet e mirësisë që ke mundësi t’i bësh. Ky është respektimi i tyre pas vdekjes.

 

5. Ruajtja e lidhjeve farefisnore të cilat nuk mund të ruhen vetëm se përmes lidhjeve farefisnore të prindërve.

Kjo bëhet duke i respektuar xhaxhallarët e tu, të afërmit e babait tënd, dajallarët e tu, tezet e tua nga të afërmit e nënës tënde. Kjo është prej respektimit të prindërve. Respektimi i prindërve bëhet me mirësjelljen ndaj të afërmve të tyre, të prindërve të tyre, xhaxhallarëve, hallave, fëmijëve të tyre, si dhe dajallarëve, tezeve dhe fëmijëve të tyre; respektimi i këtyre dhe mbajtja e lidhjeve me këta. Të gjitha këto janë prej mbajtjes së lidhjeve me prindërit dhe nderimit të tyre.

 

 

Fundnota:

[1] E ka nxjerrë Bukhariu në “Kitabul-Edeb,” kapitulli “Men ehakku nasi bi husni suhbeh,” nr. 5514. Muslimi në “Kitabul-Birri ue es-Sileh ue el-Adaab,” kapitulli “Birrul-Ualidejn,” nr. 4621.

[2] E ka nxjerrë Imam Ahmedi në “Eu’uelu Musnedi el-Basrijiin,” nga hadithi i Behëz bin Hakim, nr.19175.

[3] E ka nxjerrë Imam Ahmedi në “Musnedul-Mekijjin,” nga hadithi i Ebij Esjed es-Sa’idij, nr. 15479.

 

 

Përktheu: Servet Mata