Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij' Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=36206

Pyetje: I nderuar Shejkh - Allahu Xhel-le ue 'Alaa ju ruajt – me të vërtetë prej gjërave që të gëzojnë është shfaqja e davetit Selefij, përhapja e Sunetit në çdo vend e në çdo qytet, ngritja lart e flamurit të tij dhe rënia poshtë e flamujve të njerëzve të bidatit dhe epsheve. Mirëpo, ka disa vërejtje, e ato janë: se kanë dalë në krye të davetit Selefij disa që nuk janë të kualifikuar për të, ose për shkak të moshës së vogël apo për shkak të injorancës apo për shkak të entuziazmit të tepruar e të pakontrolluar, sipas Kur'anit dhe Sunetit. Dhe problemi më i madh është se shumë prej të rinjve selefijinë janë lidhur mbas tyre dhe i madhërojnë ata më shumë se ç'duhet, aq sa dikush e cilësoi njërin prej atyre si "imami i Ehli-Sunetit në vendin e tij". Atëherë, cili është komenti juaj për këtë fenomen?

Përgjigje: UAllahi ne i këshillojmë të rinjtë Selefijinë që të merren me kërkimin e dijes dhe të jenë lidhur me Ulematë, të përfitojnë prej tyre dhe të marrin prej tyre,

sepse ai mund të lexojë ndonjë libër dhe nuk e kupton saktë dhe bie në gabim. Dhe ky kuptim i gabuar mund të përsëritet në një numër rastesh, kështu që gabimet do të mblidhen dhe rrjedhimisht do të shtohet dëmi. Prandaj, ne i këshillojmë vëllezërit tanë, nëse atyre u jepet mundësia që të vijnë tek Ulematë dhe të mësojnë e të marrin akijden dhe bazat nga ata, atëherë rruga e saktë dhe e sigurtë e cila e ruan dhe e garanton davetin nga ndarjet dhe përçarjet, është pikërisht si kjo rrugë. Respektojini dijetarët o vëllezër!

Besimi tek dijetarët është sunet. Kjo është një çështje tejet e rëndësishme. Vetëmashtrimi dhe madhërimi i vetvetes janë rrugë e rrezikshme që e shpërben unitetin e Selefive. Prandaj, ne i këshillojmë të rinjtë që të mos nguten të dalin në krye – Allahu ju bekoftë -!

Dhe kjo është këshillë nga ai që i do bijtë dhe vëllezërit e tij, sepse Selefët tanë kanë thënë: “Nëse e shikon të voglin duke folur në prani të të madhit, atëherë dëshpërohu nga ai se kjo është prej edukatës së keqe!!” Sepse ai kur fillon (të flasë) e shikon veten e tij si imam dhe del në krye të njerëzve, ndërkohë që ai nuk ka arritur dhe nuk është pjekur deri në këtë gradë.

Kështu që ky njeri e ka detyrë që të ketë frikë Allahun për veten e tij dhe të kthehet, derisa të vijë koha kur të dëshmojnë për të Ulematë dhe t'i japin tezkije. Maliku thoshte: "Nuk kam dalë për të dhënë fetva e për të dhënë mësim përveç se pasi që dëshmuan për mua shtatëdhjetë e disa dijetarë se unë jam i aftë."

Ti shko shiko nëse Ibën Bazi të jep tezkije dhe të propozon për fetva apo të propozon që të japësh mësim. Shko tek Ibën 'Uthejmini, shko tek Feuzani, shko tek ata e thuaju kam studjuar këtë e këtë, a të dal për të bërë davet apo të dal për të dhënë fetva? Nëse të thonë: "Jo UAllahi, akoma!" Ik, vazhdo të studjosh. E nëse të thonë: "Tani arrite në gradën që je i kualifikuar për fetva dhe për të dhënë mësim", atëherë shko.

Kështu vepronin Selefët. Kështu pra, duhet t'i respektojmë Ulematë që janë të pranishëm pasi ata janë çfarë ka mbetur nga Selefët e Devotshëm, si dhe të pijmë nga dija e madhe që kanë ata, të përballojmë vështirësitë derisa të arrijmë aty ku arritën ata ose t'u afrohemi, pastaj do të na e kenë nevojën njerëzit dhe ata do të shohin se ne kemi dije të mjaftueshme.

Prandaj, të mos shkëputemi nga kërkimi i diturisë, të mos shkëputemi nga kërkimi i diturisë. Kërkimi i diturisë është që nga djepi gjer në varr. UAllahi, sikur të gjeja ndonjë rrugë për të mësuar tek Shejkh Ibën Bazi dhe Shejkhul-Albanij, UAllahi nuk do të ngurronim që të studjonim tek ata, mirëpo ata janë larg nesh dhe ne jemi plakur tashmë. Andaj mos u ngutni o vëllezërit tanë, ju këshillojmë - nëse e respektoni davetin Selefij – që të mos nguteni për të dhënë fetva e as për të dhënë mësim, derisa të piqeni, pastaj të dilni për të dhënë mësim.

Përktheu: Alban Malaj