Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

A nuk e dini se Feja Islame gjatë periudhës së saj të shkëlqimit, a nuk e dini se popujt e huaj, pra, ata që nuk flisnin Arabisht, u bënë çfarë? U bënë Arab. Ndjenin nevojë për të mësuar Arabishten. Madje, kishte ndonjë prej atyre popujve që ishte Imam në gjuhë. El-Fejruz ‘Abadi – Allahu pastë mëshirë për të – me origjinë ishte Persian, përkundër kësaj, ai shkroi një fjalor “El-Muhit,” të cilit njerëzit i referohen deri sot në gjuhën Arabe.

Ngase i dobëti gjithmonë e imiton të fortin. Kur Islami ishte i fortë, gjuha Arabe u bë dominuese dhe njerëzit filluan të ndjenin nevojë për mësimin e saj. Kurse tani është krejtësisht e kundërta. Tani është bërë që, nëse njeriu mëson shkronjat e gjuhës Angleze, e lëre më të formojë fjali (në të folur), krenohet dhe fryhet.

Madje, disa prej tyre ua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën Angleze. I thotë fëmijës së tij nëse do të jap selam, i thotë: “Jo! Mos thuaj: Esselamu ‘alejkum, thuaj: Bye Bye (mirë u pafshim).”

Çfarë është kjo “bye bye”!!!

Ngase “bye bye” është gjuhë e një populli të cilët kanë superioritet, kurse ne jemi të dobët.

A deri në këtë shkallë kemi mbërritur o xhemat???

Fëmija thotë: “Me’a selam [1]; fi emanil-lah (Qofsh në mbrojtjen e Allahut); esselamu alejkum, (kurse ai përgjigjet duke thënë): Bye bye.

Allahul’Muste’an (prej Allahut kërkojmë ndihmë). Përse kështu?! Ngase babai i tij e ka mësuar kështu dhe fëmija jeton në bazë të asaj që e ka mësuar babai i tij.

E rëndësishme o vëllezër, unë them: E kemi për obligim të krenohemi me Fenë tonë. Ngase krenaria (madhështia) i takon Allahut, të Dërguarit të Tij, dhe besimtarëve, e të mos të bëhemi bishta të tyre në gjëra që neve nuk kemi ndonjë dobi prej tyre.

Porse t’i imitosh ata në industri dhe atë që Allahu e kë vënë në tokë prej dobive, atëherë kjo nuk refuzohet. (Madje) nxitet për tek ajo, dhe ne mund të bëhemi udhëheqës në këtë gjë, së bashku me qëndrueshmërinë në Fenë tuaj.

________________________________________

[1] Lutje e cila bëhet për atë që udhëton apo niset për diku, e që do të thotë: paç siguri apo mbrojte (nga Allahu në udhëtimin tënd).

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari