Bismilah...

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, salati dhe selami qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi Familjen e tij, Shokët e tij dhe mbi ata që vijnë pas tyre. E më pas:

Faqja (www.Selefi.org) dhe po ashtu (www.AudioSelefi.org), janë prej faqeve selefije të dobishme, të cilat ecin në rrugën selefije dhe menhexhin pejgamberik, e i lidh muslimanët me dijetarët e tyre selefij, përhap hakun dhe paralajmëron kundër batilit (të pavërtetës) - të tillë e konsideroj dhe nuk pastroj askënd tek Allahu.

Dhe i porosis vëllezërit tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në çdo vend qofshin, që të përfitojnë nga kjo faqe dhe të mos ua vënë veshin sharjeve që lëshohen ndaj kësaj faqeje nga njerëzit e hizbijateve (grupacioneve) dhe ata që kanë sëmundje në zemrat e tyre.

Lavdërimi dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tone Muhamedin, mbi Familjen e tij dhe të gjithë Shokët e tij.

Shkroi:

Ahmed Ibën Umer Bazmul

09/04/1435 Hixhrij {09 shkurt 2014}

Përktheu Alban Malaj