Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Aman el-Xhamij

Pyetje: Pyetësi thotë: “Dijetarë tanë të nderuar, nga fjalët tuaja është e qartë – Allahu ju dhëntë sukses – se duhet pasur urtësi dhe duhet heshtur dhe të mos nxiten fitne, por kush do t’i shuajë zërat e fesadit dhe të këqijave?

Përgjigje: Daveti bëhet me urtësi, mosnxitje (të fesadit) dhe marrjen e punëve shtruar. Kjo është gjë që kërkohet siç dëgjuat nga dijetarët. Fakti që ju përpiqeni t’i shuani zërat e fitneve si dhe zërat që nxisin, të cilët zëra hedhin apo u ngjisin akuza dijetarëve dhe përmirësuesve, ju nuk e keni në dorë shuarjen e këtyre zërave, por ju i mposhtni këto përmes veprave të sinqerta, kapjes pas fesë dhe dijes. As ju dhe as të tjerët nuk keni mundësi t’ju bëni ballë këtyre zërave dhe t’i shuani ato. Fitnet janë të pashuara. Ju e keni për detyrë që të bëni vepra (të mira) dhe të ngadhënjeni ndaj këtyre fitneve me vepra Islame, e cila vepër është e bazuar në dije. Sukesi vjen prej Allahut.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari