Bismilah...

Autor: Ibën Kajjim el-Xheuzijeh

Burimi: Beda’iul Feuaid, 3/181

 

 

Kujdes! Kujdes! Nga këto dy gjëra, sepse kanë përfundim të keq:

E para:

Refuzimi i të vërtetës për arsye se e kundërshton epshin tënd. Si rrjedhojë e kësaj, ke për t’u dënuar me përmbysje të zemrës dhe privim nga e vërteta që të ka ardhur në fillim, dhe ti nuk e pranon atë vetëm nëse shfaqet në brendinë e epshit tënd. Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿وَنُقَلِّبُ أَفْئِدَتَهُمْ وَأَبْصَارَهُمْ كَمَا لَمْ يُؤْمِنُوا بِهِ أَوَّلَ مَرَّةٍ﴾

“Ne i rrotullojmë zemrat dhe shikimet e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë për herë të parë.” El-En’am, 110

Kështu, Allahu i dënoi për refuzimin e të vërtetës herën e parë, duke ua kthyer zemrat dhe shikimet e tyre pasi që u erdhi e vërteta.

 

E dyta:

Shkujdesja ndaj të vërtetës kur të vijë koha e saj. Nëse ti tregohesh i shkujdesur ndaj të vërtetës, Allahu do të vonojë dhe do të pengojë nga kënaqësitë dhe urdhrat e Tij, si ndëshkim për ty. Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿فَإِنْ رَجَعَكَ اللَّهُ إِلَى طَائِفَةٍ مِنْهُمْ فَاسْتَأْذَنُوكَ لِلْخُرُوجِ فَقُلْ لَنْ تَخْرُجُوا مَعِيَ أبدا وَلَنْ تُقَاتِلُوا مَعِيَ عَدُوّاً إِنَّكُمْ رَضِيتُمْ بِالْقُعُودِ أَوَّلَ مَرَّةٍ فَاقْعُدُوا مَعَ الْخَالِفِينَ﴾

“Nëse Allahu të kthen te ndonjë grup i tyre (munafikëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që ndenjët (që nuk luftuat), pra rrini me ata që mbetën!” et-Teubeh, 83

Ai që ka shpëtuar nga këto dy sëmundje dhe fatkeqësi të mëdha, le ta gëzojë shpëtimin.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari