Kënaqësia e pasjes së fëmijëve ndonjëherë zëvendësohet me privimin nga fëmijët. Po filloj të flas për privimin nga fëmijët para se të flas për pasjen e fëmijëve. Begati e Allahut, të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, për disa njerëz është edhe kur nuk u jep fëmijë atyre, sepse ka njerëz që kanë humbur për shkak të fëmijëve të tyre.
A nuk është fakt historia e Musait, alejhi selam, me Hidrin, të cilët ishin të dy profetë, alejhima salatu ue selam. Ai e vrau një person nga frika se ai do të bëhej i dëmshëm për prindërit. Ka fëmijë që bëhen shkak që prindërit të humbasin në këtë botë dhe botën tjetër. Humbja në këtë botë është me brenga, pikëllime dhe shumë gjëra të tjera që janë të rënda për ta, kurse humbja në botën tjetër është kur fëmijët bëhen shkak për devijimin e prindërit e tyre.
Përktheu: Jeton Shasivari