Bismilah...

Autor: Shejkh Ibën Uthejmin

Burimi: Kaulul-Mufid ‘ala Kitabi Teuhid, 2/423

Duhet që fëmijëve t’u mësohen dispozitat e fesë bashkë me argumentet e tyre.

P.sh. nëse do t’i thuash birit tënd: Përmende Allahun (thuaj bismilah) kur hanë dhe (thuaj) elhamdulilah kur mbaron. Nëse ti ia thua këtë, arrihet me të ajo që është për qëllim.

Por, nëse i thua: Përmende Allahun kur hanë dhe (thuaj) elhamdulilah kur mbaron ngaqë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka urdhëruar që të përmendet (Allahu) kur fillon të hash dhe ka thënë:

إن الله ليرضى عن العبد يأكل الأكلة ويحمده عليها، ويشرب الشربة ويحمده عليها

“Me të vërtet Allahu gëzohet me robin i cili kur ha ushqim e falenderon Atë, dhe kur pi e falenderon Atë”.

Nëse e vepron këtë përfitove dy gjëra:

E para: e drejton birin tënd në pasimin e argumenteve.

E dyta: e edukon atë për dashurinë ndaj të Dërguarit – ‘alejhi salatu ue selam -, dhe se i Dërguari – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – është imam (prijës) që pasohet, dhe është obligim marrja e këshillave të tij.

Në realitet, neglizhohet tej mase ndaj kësaj. Shumica e njerëzve i udhëzojnë bijtë e tyre vetëm nga dispozitat, porse ata nuk i lidhin udhëzimet e tyre me burimin, e që është Kurani dhe Sunneti.

Përktheu: Servet Mata