Bismilah...

Nga Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajt

Burimi: Teuxhijhat Muhimmeh liShebab el-Ummeh (fq. 51-52)

 

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka edukimi i fëmijëve me filma vizatimorë me të cilët kihet për qëllim dobija dhe edukimi i tyre me një moral të mirë.

Përgjigje: “Allahu i ka bërë haram imazhet dhe mbajtjen e tyre. Atëherë si mund t’i edukojmë fëmijët tanë me to?! Si mund t’i edukojmë ata me diçka haram?! Me imazhe të ndaluara e kukulla që lëvizin dhe flasin njësoj sikur të ishin njerëz?! Ky është pikturim i rëndë dhe nuk lejohet edukimi i fëmijëve me to. Dhe kjo është ajo që duan kufarët; ata duan që ne të kundërshtojmë të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në atë gjë që ai na ka ndaluar. Dhe pikërisht i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), na i ka bërë të ndaluara imazhet, përdorimin e tyre dhe mbajtjen e tyre. [1]

 

Kurse ata të cilët i përhapin këto mes të rinjve dhe mes muslimanëve me pretekstin e edukimit, (në të vërtetë) ky edukim është i prishur, kurse edukimi i saktë është t’u mësohet atyre ajo që u bën dobi për fenë e tyre dhe për jetën e tyre.”

Fundnotë:

[1] Siç ndodhet tek Bukhari me nr: 5949 nga hadithi i Ebi Talhës (radijAllahu ‘anhu); nga hadithi i Abdullah Ibn Mes’udit (radijAllahu ‘anhu) me nr: 5950; nga hadithi i Ai`shes (radij-Allahu ‘anha) me nr: 5961; dhe nga hadithi i Ebi Xhahifes (radij-Allahu ‘anhu) me nr: 5962. Shih tek Sahihu i Muslimit, libri i veshjes, kapitulli i ndalimit të pikturave të kafshëve dhe ndalimi i marrjes së dyshekut që ka figura etj, dhe se melaiket nuk hyjnë në shtëpinë ku ka figura apo qen (hadithi n. 2104) dhe hadithet që vijojnë pas tij.

 

Përktheu: Umm ‘Akil