Bismilah...

Shejkh Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin

Burimi: el-kaul el-xhemil bixhem’i fetaua el-mer’ah fiz-zijnneti uet-texhmil (fq.169)

Pyetje: Disa gra, Allahu i udhëzoftë, u veshin vajzave të vogla rroba të shkurtra nga të cilat shfaqen kërcinjtë e këmbës dhe kur këto nëna këshillohen, thonë: “edhe ne kur kemi qenë të vogla i kemi veshur këto lloj rrobash dhe nuk na kanë dëmtuar kur jemi rritur”.

Cili është mendimi juaj për këtë gjë?

Përgjigje: Mendoj se nuk duhet që t’u vishen vajzave të vogla këto rroba sepse nëse ato mësohen me këto rroba do t’u bëhen zakon dhe do të bëhen moskokëçarëse rreth kësaj çështjeje. Ndërsa, nëse mësohen me ndruajtje do t’i ngelet kjo edhe kur të rritet. Dhe i këshilloj motrat e mia muslimane që t’i lënë veshjet e të huajve, armiqve të fesë, dhe që t’i mësojnë vajzat e tyre me veshje që e mbulojnë trupin dhe t’i mësojnë që të kenë turp, ngase turpi është prej Imanit.

Përktheu: Umm ‘Akil