Bismilah...

O robi i Allahut! Ti mund të vdesësh, e libri yt të mos mbyllet. Ti mund të vdesësh dhe të varrosesh në varrin tënd, kurse libri yt të mos mbyllet. Do të shkruhen gjëra që janë në favorin tënd apo që janë kundër teje për shkak të gjurmëve të tua dhe asaj që ke lënë mbrapa.

Prandaj, o robi i Allahut, përpiqu që të lësh pas vdekjes vetëm se të mira. Në shtëpinë tënde, në familjen tënde, me fqinjët e tu, me nxënësit e tu, me vëllezërit e tu dhe me njerëzit në përgjithësi, përpiqu që të lësh mbrapa vetëm se gjëra të mira.

Pasha Allahun! Ku e di ti se mbase të hapen dyert e shpërblimeve duke qenë i mbuluar në varrin tënd. Të shkruhen shpërblimi i namazit, leximit të Kuranit dhe shpërblimi i përmendjes së Allahut, sepse ka ndonjë që është udhëzuar për shkakun tënd dhe ai person është i gjallë, kështu vazhdon të praktikojë atë që ka mësuar prej teje.

Mund të ndodhë edhe e kundërta, Allahu na ruajttë! Të shkruhen ty gjynahe, duke qenë i mbuluar në varrin tënd, sepse ti je ai që i ke drejtuar njerëzit në ato gjynahe.

 

Përktheu: Jeton Shasivari