Bismilah...

Shejkh AbdulAziz bin Baz
Burimi: El-fetaua el-mute’alika bit-tibbi ue Ahkam el-merda’, 331


 

Pyetje: Cili është gjykimi i dhurimit të organeve të dikujt pasi që i ka vdekur truri, siç thonë?

Përgjigje: Muslimani respektohet si i gjallë ashtu edhe i vdekur. Dhe është obligim që të mos veprohet diçka nga e cila ai dëmtohet apo i shëmtohet pamja siç është: thyerja apo ndarja e kockave. Dhe ka ardhur në hadith:

كسر عظم الميت ككسره حيا

“Thyerja e kockave të të vdekurit është njësoj si thyerja e kockave të tij i gjallë.”

Dhe ky hadith merret për argument për ndalimin e veprimit të kësaj gjëje, që të kenë dobi të gjallët. Për shembull: T’i merret dikujt zemra apo veshka e të tjera si këto. Kjo gjë është më e rëndë se thyerja e kockave.

Dhe ka mospajtueshmëri midis dijetarëve rreth lejimit të dhurimit të organeve. Disa prej tyre thonë se në të ka dobi për të gjallët, për shkak të numrit të madh të të sëmurëve me veshka. Për këtë ka disa mendime dhe më e sakta sipas meje, është se nuk lejohet nga hadithi që u përmend. Dhe kjo është luajtje dhe abuzim me organet e të vdekurit. Dhe trashëgimtarët e tij lakmojnë pasurinë e tij dhe nuk e vrasin mendjen për mbrojtjen e të vdekurit. Trashëgimtarët nuk trashëgojnë trupin e tij, por vetëm pasurinë e tij. Dhe prej Allahut vjen suksesi!

A çohet në vend porosia e të vdekurit që të dhurohen organet e tij

Pyetje: Nëse i vdekuri ka lënë porosin që të dhurohen organet e tij, a a çohet në vend kjo porosi?

Përgjigje: Mendimi i saktë është se nuk lejohet përmbushja e porosisë, edhe pse ai e ka lënë porosi,nga ajo që u përmend në përgjigjen e pyetjes së parë; dhe sepse trupi i tij s’është pronë e tij.


Përktheu: Umm ‘Akil