Autor: Imam Muhammed Nasiruddin el-Albani
Burimi: Eth-Themer el-mustetab, fq. 214
Ai që dëgjon Ikametin duhet të thotë njësoj sikurse ai që dëgjon Ezanin, e që është përsëritja e ezanit, dërgimi i salauateve për Pejgamberin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe kërkimi i ndërmjetësimit për të. E gjithë kjo për shkak të fjalës së tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –:
إذا سمعتم الموذّن فقولوا مثل ما يقول
“Nëse e dëgjoni muezinin, thoni njësoj siç thotë ai”.
Pasi Ikameti është Ezan si nga ana gjuhësore ashtu dhe ajo sheriatike, për shkak të fjalës se tij – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
بين كل أذانين صلاة
“Midis çdo dy Ezaneve ka namaz”
D.m.th. mes Ezanit dhe Ikametit.
Përktheu: Servet Mata